LSI Durrës, Shaqiri: Rindërtimi i dështuar i ”Rilindjes” në Shijak

Premte, 08 Janar 2021 15:32

 

LSI-ja Durrës, përmes Bahri Shaqirit, hedh akuzat se rindërtimi i dështuar i ”Rilindjes” në Shijak, pasi banesat janë vetëm me gëlqere ilaç e bojë në fasada. ”Ndërhyrjet sporadike në mure e suvatë po kryhen pa asnjë leje ndërtimi e pa asnjë koordinim me strukturat e ngarkuara shtetërore, kjo pasi si shteti ashtu edhe bashkia e kanë lënë në kaos total menaxhimin e rindërtimit. Punimet pa asnjë leje rrezikojnë jetën dhe shëndetin e banorëve dhe dëshmojnë për një papërgjegjshmëri totale të autoriteteve”,-shkruan Shaqiri në facebook.

Postimi i plotë

Rindërtimi i vetëm që po u bëhet banesave të dëmtuara në Shijak është vetëm me gëlqere, llaç e bojë në fasadat e jashtme.

Ndërhyrjet sporadike në mure e suvatë po kryhen pa asnjë leje ndërtimi e pa asnjë koordinim me strukturat e ngarkuara shtetërore, kjo pasi si shteti ashtu edhe bashkia e kanë lënë në kaos total menaxhimin e rindërtimit.
Punimet pa asnjë leje rrezikojnë jetën dhe shëndetin e banorëve dhe dëshmojnë për një papërgjegjshmëri totale të autoriteteve.

Më 25 prill Shijaku do nisë rindërtimin e vërtetë me standarde, shpejtësi dhe transparencë, dhe qyteti do i kthehet banorëve me një përkujdesje të plotë nga qeverisja qendrore dhe vendore

Login to post comments