Ironia me “negociatorin” Rama. Japim edhe 12 milje të tjera det, vetëm të pajtohet Greqia me Turqinë

Premte, 08 Janar 2021 15:34

 

Enturazhi mediatik i kryeministrit Edi Rama ka hedhur këto ditë tezën se kreu i qeverisë shqiptare ka marrë përsipër rolin e negociatorit mes sherrit Turqi-Greqi. Sipas tyre, kjo është arsyeja e vizitave të njëpasnjëshme në Athinë dhe Ankara. Ndërkohë zyrtarisht qeveria nuk e ka konfirmuar një mision të tillë të Edi Ramës.

Aktivisti Genc Sejko, në një reagim në Facebook ka ironizuar shfaqen e Edi Ramës si paqtuesi i sherreve ballkanike, duke kujtuar që Shqipëria nuk ka zgjidhur ende problemet që ka me Greqinë.

 

“Jemi gati të japim edhe 12 milje të tjera, vetëm të pajtohet Greqia me Turqinë”,- shkruan Sejko në një postim në Facebook.

 

 

Login to post comments