Qarku i Gjirokastres nen nje krim te perseritur: Rama e ka denuar te permbytet ose nga uji ose nga Covid.
Perseri dhe kete vit permbytje uje, rreshkitje dheu, godinash, rrugesh si cdo dimer aty.
Tokat bujqesore te tij duke filluar nga Fusha e Dropullit jane nen uje, ekonomite te shkaterruara!
Disa jave me pare e “permbyten” me Covid, pasojat e te cilit vazhdojne te renda, pavaresisht tere mekanizmit te fshehjes se gjendjes.
Keto dite cikli i permbytjeve te paralajmeruara me te gjitha pasojat e tyre.
Varferi, pa punesi, mungese energjie, Covid dhe permbytjet tashti perseri, qe jane kthyer ne «agresionet” e zakoneshme te Rilindase mbi banoret e atij Qarku, te detyruar keshtu ta braktisin ate.
Sepse nuk eshte bere asgje ne keto 8 vite per infrastrukturen e atij Qarku, asgje ne kanalizimet, mbrojtjet nga ujrat a erozioni, rruget, etj, vetem se se fundmi i cuan dhe Covid me bollek, pa marre asnje mase me tej!
Dhe ate Pallatin 6 katesh, simbol i arrogances e pa pergjegjshmerise qeverisese aty, qe ne te gjithe keto vite e kane lene ashtu, megjithese teorikisht te pa banueshem ne fakt te mbushur me banore, qe nuk kane ku te “fusin koken”, disa here te lekundur, me mure qe reshkasin poshte.
Dhe askush nuk vepron, asnje mase efektive, njelloj si ndodhi e po ndodh dhe me “permbytjen” Rilindase me Covid!
Ne fakt nje Qeveri ne ikje, qe per dy mandate vetem ushqeu “Termetet” e saj, tashti afer 25 Prillit nuk mund te ndyshoje “zakonet”!