Meta dekreton ligjin e ri, për parandalimin e keqpërdorimin e sistemit financiar në Shqipëri

Premte, 08 Janar 2021 20:38

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka dekretuar ligjin e ri, “Për Regjistrimin Qendror të Llogarive Bankare”.

Kreu i shtetit shprehet se ky ligj është një akt i ri që do të shtojë më shumë mekanizmat ligjorë dhe instrumentet për parandalimin e keqpërdorimit të sistemit financiar në Republikën e Shqipërisë.

 

Njoftimi i Institucionit të Presidentit të Republikës:

8 janar 2021

 

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka dekretuar me shpallje ligjin nr. 154/2020 “Për Regjistrin Qendror të Llogarive Bankare”, si një akt i ri që do të shtojë më shumë mekanizmat ligjorë dhe instrumentat për parandalimin e keqpërdorimit të sistemit financiar në Republikën e Shqipërisë.

Ky ligj pritet të jetë një mjet më shumë në dorë të agjensive ligjzbatuese në luftën kundër pastrimit të parave dhe të produkteve, që burojnë nga veprat penale, për parandalimin e financimit të terrorizmit, si dhe për lehtësimin e procedurave të mbledhjes së detyrimeve tatimore, taksave apo tarifave, në nivel qendror apo vendor.

Login to post comments