Shqipëria është në pikun e përmbytjes, por kryeministri Edi Rama i cili sapo konsumoi nga drekën zyrtare në Greqi u rikthyje në Tiranë, ku në vend që të fliste për përmbytjet, gjeti kohë për Covid-19.
”Covid-19 ju gjet vaksina, por vaksinës së dëshpërimit të opozitës, nuk i është gjetur akoma. Ata kapen pas çdo mundësi iluzore dhe ndaj çdo fatkeqësie natyrore për të bërë politikë. Ne do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë, siç kemi bërë gjithmonë. Kemi një protokoll standart për Emergjencat Civile, nivelet e gatishmërisë dhe të gjitha janë zbatuar. Situata nuk ka si të jetë e pëlqyeshme aty ku reshjet kanë qenë shumë intensive.
Është fakt që falë gjithë punës së bërë dhe rritjes së kapaciteteve mbrojtëse, sot kemi një gjendje shumë më të pranueshme dhe absolutisht nën kontroll, krahasuar me çfarë do të kishte ndodhur me ato vite kur bëhet hataja. Niveli i gatishmërisë në strukturat vendore.
Të gjitha këto janë zbatuar, me përjashtim të asaj që qëndron si hudhër atje për të mos marrë mësysh e gjithë Shqipëria, ka ardhur duke u përmirësuar s’ka asnjë dëm në jetë njerëzore, dëme minimale në banesa dhe lëvizshëmria është nën kontroll si për mjetet dhe për njerëzit. Do të kemi një moment frymëmarrjeje, më pas do të rikthehen sërish reshjet intensive. Gatishmëria është maksimale. Nesër nëse do të jetë e nevojshme, do të bëjmë një tjetër mbledhje”,-tha Rama