Gjykata e Strasburgut ka dalë me një vendim këtë të premte, që turku Selami Simsek, nuk duhet të dëbohet nga Shqipëria për në Turqi. Ky vendim i komunikuar nga avokati i tij, Elton Hyseni.
Kërkesa vjen në një kohë që kryeministri Edi Rama ishte në Ankara, ku u ftua nga Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, dhe mes tyre është diskutuar edhe çështja e mbështetësve të Gylenit në Shqipëri, që Erdogan i kërkon për ti dënuar.
Me këtë vendim të gjykatës së Strasburgut, shteti shqiptar nuk duhet të lejojë ekstradimin, të paktën derisa procesi gjyqësor për Simsek të përfundojë. Turku pretendon se persekutohet nga shteti turk, për shkak se familjarë të tij janë dënuar si mbështetës të klerikut Fehtullah Gylen