Kryemadhi në tokat e përmbytura të Laçit: Mungesa e seriozitetit ka sjellë këtë situatë

Diel, 10 Janar 2021 14:10

-

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka vizituar tokat bujqësore të përmbytura të Laçit. Kryemadhi thotë se gjithë këtë situatë e ka sjellë mungesa e seriozitetit nga shteti, si dhe munegsa e ndihmave.

Fermeri i një toke të përmbytur i shpjegoi Kryemadhit dëmet që i kishte shkaktuar uji si dhe problemet në infrastruktrë.

 

Kryemadhi kritikoi në përgjithësi politikën duke theksuar se politikanëve shpesh kanë mbyllur sytë për hir të stabilitetit rajonal, dhe kjo i është kthyer në një destabilitet ekonomik, prandaj duhet ndryshuar mentaliteti.

 

KRYEMADHI: Koordinimin që hidrocentralet të hapin më parë portat që mos vijë në këtë situatë. Mungesa e seriozitetit ka sjellë këtë situatë. Ndihmesat nga shteti kanë qenë zero.

FERMERI: Këtu kanë ardhur të gjithë ministrat e bujqësisë. Pa dallim flamuri. Edhe krenohen me punën time. Tani unë s’kam më financa të mbaj punëtorët. Edhe investimi im. Na është bërë e mërzitshme edhe jeta, kur sheh këtë investim edhe del kështu. Kam bërë një serë me vreshtë rrushi, 1 hektar, rrush pa fara, me teknologji të avancuar, më ka shkuar mbi 40 eca mijë euro, dhe më është shkatërruar, aty ka mbi 60 mm ujë.

I kërkova Panaritit një eskavator, për një argjinaturë, dhe është bërë në fakt një e tillë 400 metra. Nuk ia harroj se më ka ndihmuar. Lumi kur vjen shkatërron gjithçka, duhet parë gërryerja e lumit duhet bërë me kriter.

KRYEMADHI: E njëjta gjë ndodhi edhe me tërmetin.

FERMERI: Këtu s’është puna vjen apo s’vjen kush. Duhet një studim.

KRYEMADHI: 30 vjet s’po bëhet studim, faj kemi dhe ne që për stabilizimin mbyllim sytë. Duhet të ndryshojmë mënyrën e të bërit politikë, por edhe përuljes ndaj njerëzve.

FERMERI: S’mund të vazhdohet kështu.

KRYEMADHI: Jo, kështu rrënohet. Qenka bërë qamet, qamet.

Login to post comments