Brisida Shehaj, nënkryetare e LSI-së për Tiranën, ka komentuar fotot dhe videot e ministrave të qeverisë ”Rama”, që shfaqen duke darkuar në restorantin më të shtrenjtë në Dubai. Pyetja që ajo shtron është se kush e pagoi këtë darkë, si edhe i bën thirrje SPAK-ut që të hetojë, pasi ka një ligj që dhuratat që pranon një funksionar i shtetit duhet që të deklaraohen.
Postimi i plotë
Palacollëku më i madh është që për këtë qeveri çdo gjë është normale. Shemben ura, prishen rrugë të sapo bëra dhe prokuroria nuk reagon. Qeveria jo e jo por nuk mjaftohen me kaq, dalin video nga Dubai dhe asnjë fjalë. Ore po kaq dele ju duket ky popull?
Sot ka vetëm një sqarim që duhet të bëjë qeveria, KUSH E PAGOI DARKËN? Habitem dhe me median, të kishte qenë opozita në darkë do gëlonin, sot heshtin se nuk kanë faj, në krye të tavolines ishte sponsori i qeverisë dhe i medias. Por sot të gjithë vetëm nje pyetje kemi KUSH E PAGOI DARKËN?
SPAKU, besoj e di që ka një ligj për dhuratat që mund të pranojë një funksionar i shtetit dhe që duhet të deklarohen