“Kjo është katastrofë”/ Basha me banorët e përmbytur në Bubq: Pas 25 prillit qeveria do e ketë mendjen tek ju!

Diel, 10 Janar 2021 19:24

 

Kryetari i PD, Lulzim Basha ishte sot në fshatin Murqin, Njësia Administrative Bubq, ku u takua me banorët, të cilët janë prekur nga përmbytjet e ditëve të fundit.

Sipas kryedemokratit, qeveria duhet të kishte vënë dorë para 3 apo katër vitesh për t’ju ardhur në ndihmë këtyre banorëve, por ka menduar veç për veten e saj.

Basha premtoi se kjo situatë do të ndryshojë pas 25 prillit.

Bashkëbisedimi i Bashës me banorët

Basha: E gjithë kjo zonë ka qenë e mbuluar ëë?

Banori 1: Po, komplet, plus edhe tokat e Mallkuçit

Basha: I kanë pas të mbjella besoj?

Banori 1: Me grurë, jonxhë përgjithësisht

Basha: Të gjitha të shkatrrume?

Banori 1: Po, pjesa më e madhe. Ne e kena të vazhdueshme këtë situatë sa herë bie shi. Kanalet nuk pastrohen fare, zgjidhje s’ka.

Basha: Kush është i zonës këtej?

Banori 2: Unë jam, janë 17 shtëpi, ky fenomen përsëritet sa herë bie shi. Sot jemi të izoluar për çdo gjë. Ky fenomen përsëritet sa herë bie shi, na i prish lumi të gjitha çfarë kemi mbjellë.

Basha: Sipërfaqja e kultivume e përmbytur sa llogaritet?

Banori 2: Rreth 100 apo 150 hektarë

Jo veç në dimër, por neve edhe në verë e vuajmë këtë situatë. Nga qeveria askush nuk ka ardhur

Basha: As autoritetet lokale?

Banori 3: Jo, jo askush nuk ka pyetur a keni bukë

Basha: Nuk është puna me ardh këtu veç kur vjen uji, kjo është katastrofë, qeveria e ka mendjen vetëm tek vetja e vetë.

Banori 3: Nëse bëhet puna tamam njerëzit të vlerësojnë vetë.

Basha: Unë ju garantoj se çfarë kemi në dorë do e bëjmë. Kam ardhur t’ju shoh se pas 25 prillit s’do kemi qeveri që merret me veten e saj por me të gjithë ju. Këto punë mund të ishin bërë para 3 apo 4 vitesh por ata e kanë pas mendjen tek vetja e vetë.

Login to post comments