Zëdhënësi i qeverisë shprehet i gëzuar për projektligjin ‘historik’ për shtrirjen e kufijve detarë

Hënë, 11 Janar 2021 13:59

 

Zëdhënësi i ri i qeverisë Christos Tarantilis përshëndeti me entuziazëm të hënën paraqitjen e një projektligji të ri që parashikon shtrirjen e kufirit perëndimor të ujërave territoriale të Greqisë në Detin Jon me 12 milje detare si një vendim "historik".

“Kjo materializon një vendim me rëndësi historike, pasi Greqia do të zgjerojë kufirin e territorit të saj për herë të parë pas vitit 1947,” tha Tarantilis.

Ai tha se komisioni parlamentar për Punët e Jashtme dhe Mbrojtjen do të fillojë diskutimin mbi projekt-ligjin të Martën. Një lexim i dytë do të zhvillohet në 15 Janar dhe seanca plenare do të votojë projekt-ligjin në 19 Janar.

Avionët Rafale

Tarantilis shtoi se një projektligj për blerjen e 18 avionëve francezë të tipit Rafale do të paraqitet për diskutim këtë të hënë.

Ai tha se dërgesat e avionëve pritet të fillojnë në gjashtë muaj.

Login to post comments