Kryemadhi pas takimit në Kombinat: Na ndajnë 104 ditë nga 25 prilli, koha të bashkohemi për të sjellë mentalitet të ri

Hënë, 11 Janar 2021 16:35

 

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi duket se ka nisur numërimin mbrapsht për zgjedhjet e 25 prillit të 2021.
Kryemadhi thotë se tashmë kanë ngelur edhe 104 ditë nga dita kur shqiptarët do të votojnë.
Ajo pas takimit në Kombinat të Tiranës kërkon bashkim për një mentalitet të ri dhe për ta bërë Shqipërinë shtëpi.
STATUSI NGA MONIKA KRYEMADHI
E nisa javën sot në takime intensive me banorë në njësinë numër 6 të Tiranës. Forca e ndryshimit të Shqipërisë janë njerëzit dhe interesi qytetar fiton kur bëhemi bashkë.
Na ndajnë 104 ditë nga 25 Prilli dhe është koha të bashkohemi për të sjellë një mentalitet të ri përkujdesje dhe përulësie ndaj qytetarëve, është koha për ta bërë Shqipërinë shtëpi.
#ShqipëriaShtëpiaJuaj

Login to post comments