Brisida Shehaj, nënkryetare e LSI-së për Tiranën, ka komentuar çështjen e spitalit që pritet të ndërtohet në Fier. Ajo pyet nëse do të jetë dhuratë nga Turqia, apo do të paguhet si koncesion nga qeveria. Thirrja e saj është që kryeministri Edi Rama të bëjë transparencë me këtë projekt.
Postimi i plotë
Degjova sot qe spitali i ri i fierit do administrohet fillimisht nga mjeke dhe staf turq, pastaj nga mjeket Shqiptare.
Ore mos na del dhe ky koncension? Se nuk na u tha afati i administrimit nga bamiresi.
Prandaj a ka mundesi qeveria te beje transparence, ky spital eshte dhurate apo do paguhet si koncension nga qeveria? Dhe pika e dyte me e rendesishmja nqs aty stafi do te jete i gjithe nga Turqia mjeket e infermieret tane do dalin ne rruge te madhe????
PRA DO KEMI DONACION APO KONCENSION?
KUR DO E MARRIM NE NE ADMISTRIM?