Martin Henze, këshilltari politik gjerman në partinë CDU të kancelares Angela Merkel, në rrjetin social “Twitter”, ka komentuar në një status të komisionerit të BE-së për Zgjerimin në Tiranë, Oliver Varheleyi. Ky i fundit ka shpërndarë më herët një komunikim që ka pasur me ministren e Jashtme Olta Xhaçka, e ku shprehet se ka bashkëbiseduar me të për disa çështje me rëndësi për Shqipërinë, e se vendi ynë ka hedhur disa hapa përpara në integrimin europian.
Mirëpo, Henze në këtë postim, shprehet se BE-ja pret një zbatim një për një të të gjitha kërkesave të Komisionit të Venecias për Kodin Zgjedhor.
Ai shton më tej se në Shqipëri, autokracia e Ramës refuzon që të zbatojë të gjitha pikat e Kodit Zgjedhor, e kjo ndodh, në kohën që për vetëm 9 javë, ka zgjedhje. Henze thekson se e gjithë kjo është e papranueshme.
“Ambasador, ne presim një zbatim një për një të kërkesave të Komisionit të Venecias për ligjin zgjedhor. Në Shqipëri, autokracia e Ramës me sa duket refuzon të zbatojë këtë gjë dhe në 9 javë ka zgjedhje.
Nuk funksionon ende Gjykata Supreme dhe akoma flasim për progres? E gjitha është e papranueshme”, shkruan Henze