Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim me themeluesit e PD në Elbasan, duke i vlerësuar për guximin dhe urtësinë e tyre. Bardhi shkruan se ka ende rrugë për të bërë për të realizuar aspiratat e tyre por se nuk mungon dëshira dhe energjia. Ndaj, ai thekson se qarku i Elbasanit do t’i prijë ndryshimit.
“Guximi, vizioni, largpamësia dhe atdhedashuria që kishin themeluesit e Partisë Demokratike, në ditët ende të errëta ku regjimi komunist nuk kishte hequr dorë dhe vijonte me metodat dhe instrumentet represive, është me të vërtetë një frymëzim për çdo demokrat sot e përherë.
Kënaqësi e veçantë që të njihem e të ndaj ide, mendime e shqetësime me Fatos Bajraktarin, Nikolla Leçkun, Edi Pojanin, Ismail Çalën, Shefqet Deliallisin, Reshat Haxhihysenin, Pavllo Jorgaqin, e Jorgji Dulen.
30 vite më parë këta burra, e shumë të tjerë, me kurajo dhe me urtësi, themeluan Partinë Demokratike në Elbasan.
Kemi ende rrugë për të bërë për të realizuar ëndrrat dhe aspiratat që ata kishin asokohe.
Po nuk na mungon dëshira, frymëzimi, entuziazmi dhe energjia. Bashkë me themeluesit, me demokratët, me qytetarët e Elbasanit, do të bëjmë realitet thirrjen; Shqipëria si gjithë Europa.
Një qeveri me njerëzit, për njerëzit. Qeveri që jep llogari dhe që kontrollohet nga qytetarët. Qarku i Elbasanit do t’i prijë ndryshimit. Koha po vjen”, shkruan Bardhi.