Akademiku Artan Fuga ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, i cili mbajti sekret vendin nga janv siguruar vaksinat anti-Covid. Rama në konferencën për mediat tha se nuk mund të tregonte vendin se nga janë siguruar dozat e para të vaksinave, por tha se kanë mbërritur rreth 970 doza.
Fuga në reagimin e tij shprehet se shëndeti publik do transparencë të plotë. Në këtë kuadër, Fuga shkruan në rrjetet sociale se duhet publikuar jo vetëm vendi nga vijnë vaksinat, por edhe logo e laboratorit, pasi nuk mund të çpojmë bythët me vaksina me trafik jo transparent, jo legal.