Dario De Luca, gazetar i ‘Meridionews’ ka dhënë një intervistë ditën e sotme për Syri Tv lidhur mbi arratisjen nga arresti shtëpiak të Moisi Habilaj, kushëririt të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Për gazetaren Armela Ferko, De Luca, ka dhënë detaje interesante se si Habilaj është zhdukur pa gjurmë që ditën e shtunë, dhe pse policia e Katanias ka shkuar përpara karabinierëve në shtëpinë ku po ai kalonte masën e arrestit shtëpiak në pritje të vuajtjes së dënimit më burg ku ishte dënuar me 15 vite heqje lirie.
‘Ne në Katania kemi informacionin që Habilaj nuk është gjetur në brendësi të banesës ku ai duhet të kalonte arrestin shtëpiak.
Ajo që dimë për më tepër, është që fillimisht në shtëpinë ku po qëndronte Habilaj ka shkuar Policia e Katanias dhe jo Karabinieria. Dyshimi që mbetet është është pse ka shkuar Policia e para në shtëpinë e Habilaj.
Pse policia ka shkuar të shtëpia e tij.
Për momentin mbi çështjen Habilaj, as Prokuoria e Katanias, as policia, as karabinierët, nuk kanë dhënë një informacion.
Që nga e shtuna e kaluar telefoni i Habilaj ka qenë i fikur.
Kalimi nga arresti në shtëpi, në burg duhet të bëhej nga avokati.
Kemi komunikuar në mënyrë jo zyrtare, dhe avokati na ka konfirmuar se nuk kishte asnjë mandat arresti, as ndonjë masë ekstradimi në Shqipëri.
Por ajo që dimë me saktësi sot është që Habilaj nuk është në banesë.
Ajo që të bën të dyshosh është se si Habilaj ka ikur pak para se të vinte policia.’
De Luca foli ndërkohë nëse ka një masë ekstradimi nga Shqipëria për Habilaj dhe si procedohet në raste të tilla.
‘Atëherë kur kemi një parashikim të esktradimit mund të kërkohet ose nga i dënuari ose nga gjykata e Shqipërisë.
Por edhe në këtë rast duhet të ishte avokati i tij, që duhet ta dinte ekzistencën e kësaj mase.
Por Habilaj mund të shkonte ne Gjykatë Kasacionit në Itali.
Pra nuk dimë nëse ka një vendim për ekstradimin e tij.
Pas asaj që ka ndodhur fakti është që Habilaj ëshët arratisur.
Mund të ketë ndonjë hetim tjetër këtë nuk e dimë, që mund të çojnë në akuza të reja.
Dimë që policia e Katanias ka shkuar e para, nuk e dimë mirë arsyen, ky është fakti.’