Në vazhdën e skandaleve të ‘qeverisë Rama’, darka e Dubait duket se ka brenda saj shumë skandale, ku ish kryeministri Sali Berisha e cilëson si ‘skandal i trefishtë i biftekut të florinjtë i narkoqeveritarëve të Edvin Hajdutit’.
Në postimin e tij në Facebook, Berisha rendit tre prej skandaleve, duke theksuar se ‘një akt i tillë korruptiv, ndodh vetëm me qeveritë më të korruptuara të planetit’.
LEXO EDHE:
Ironia e gazetarit: Janë bërë më shumë emisione se numri i vaksinave që kanë ardhur
Postimi i plotë i Sali Berishës:
Duke ndjekur Opinion!
Skandali i trefishte i biftekut te florinjte i narkoqeveritareve te Edvin Hajdutit.
Miq,ne kete çeshtje ka tre skandale
Skandali i pare. Shpallja e diskutimeve ne rang ministror si diskutime teknike eshte qesharake dhe kete e bejne vetem ata qe kane frike qe veprat qe kryejne te shpallen se jane mandate politike dhe maskohen me mantel teknik.
Me ministrat nuk ka diskutime teknike.
Skandali i dyte, qe nje kompani private ti marre persiper nje partneri privat shpenzimet kjo eshte normale. Por qe nje kompani private apo publike e huaj te marre persiper shpenzimet e nje delegacioni qeveritar eshte absolutisht jashte çdo kodi dhe etike, eshte konflikt i hapur interesi.
Skandali i trete eshte restoranti ne te cilin kategorikisht nuk mund te shkojne ministra dhe zyrtare te larte as me fondet e veta dhe as te huaj. Kjo perben nje akte tejet kompromentues, deshmi flagrante se derrat e kenaqur nuk ndjejne asgje per njerezit e vuajtur.
Nje akt te tille korruptiv ndodh vetem me qeverite me te korruptuara te planetit.
Nuk po ndalem tek projekti sepse ai eshte çeshtje e madhe sa vet kulla Khalifa. sb