Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sërish në lidhje me videon ku shfaqeshin disa ministra dhe zyrtarë të kabinetit qeveritar ‘Rama’ në një darkë në Dubai, në restorantin e Nusret-it.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ lideri demokrat thekson se ndërkohë që vendi është në ujë nga përmbytjet për shkak të reshjeve të shiut, ministrat darkojnë në një restorant të shtrenjtë. Mes të tjerash Basha shkruan se është koha që vendi të ketë një qeveri që kujdeset për njerëzit.
“Ndërkohë që vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai. Është koha të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj.”, shkruan Basha, ndërsa ka postuar edhe një video nga darka në restorantin në Dubai