Nga Elona Caslli
Arbër Mazniku pata mundësinë të dëgjoja përrallën tuaj të sajuar keq tek ""Syri"" lidhur me videon e darkës në Dubai. Se për çfarë keni udhëtuar drejt Emirateve të Bashkuara, kjo tashmë është e qartë për të gjithë shqiptarët. Mjafton të lexosh artikullin e Klodjan Klodian Tomorri dhe është e qartë si drita e diellit.
LEXO EDHE:
Lezha- bashkëudhëtare e denjë e demokracisë 30 vjeçare
Unë do të ndalesha tek pika e zbatimit të një projekti me një kompani të huaj. Pse do të ndalem tek kjo pikë?!
Do të ndalem tek kjo pikë, sepse ju Rilindasit e """lëçitur dhe të shkolluar jashtë""" i trajtoni shqiptarët si të ishte viti 1980, ku të udhëtuarit dhe të punuarit jashtë u takonte vetëm njerëzve të përzgjedhur nga Partia dhe pjesa tjetër e popullit ishte në terr informativ.
Duke qenë se në postkomunizëm kufijtë u hapën, shqiptarët patën mundësi të njihnin dhe të bashkëpunonin me kompani të huaja.
Në cilësinë e një individi që zbaton projekte me institucione të huaja, atë përrallën e servirur nga ju, nuk mund ta gëlltis dhe e kam të pashmangshëm një reagim. Përralla juaj bie poshtë Mazniku për këto arsye-
1. Një institucion apo kompnani e huaj para se të vendosë të bashkëpunojë me një institucion apo kompani të huaj në Shqipëri, kërkon informacion të detajuar për këtë të fundit duke dërguar formularët që duhen përmbushur me të dhënat përkatëse.
2. Gjatë këtij procesi, komunikimi nuk zhvillohet me celular ( sikundër pretendoni ju) por me email. Mund të ketë edhe takime online mes grupeve të interesit, por kjo nuk përjashton komunikimin sistematik me email.
3. Pasi të jetë shqyrtuar informacioni nga pala e institucionit apo të kompanisë së huaj, dërgohet një marrëveshje e cila firmoset nga përfaqësuesit ligjorë të dy institucioneve që kanë vendosur bashkëpunimin.
4. Kjo marrëveshje bëhet në dy kopje dhe pasi firmoset dhe vuloset të dyja kopjet i dërgohen me postë institucionit apo kompanisë së huaj. Këto të fundit e rikthejnë me postë marrëveshjen e firmosur dhe të vulosur dhe të dyja palët e kanë marrëveshjen e plotë.
5. Kur ftohesh nga një institucion apo kompani e huaj për një vizitë dhe shpenzimet mbulohen nga keto të fundit,merr një email ku konfirmohet rezervimi i biletës dhe i hotelit ku do qëndrosh.
6. Në vizita zyrtare në një institucion të huaj protokolli parashikon darkën apo drekën në praninë e palës pritëse. Nuk ndodh që pala pritëse të paguajë vaktin në mungesë.
7. Në përmbyllje të një vizite zyrtare bëhet një raport i caktuar për institucionin apo për kompaninë vendase lidhur me ecurinë e bashkëpunimit.
Mazniku, ju pretenduat se shkuat të joshnit investitorët. Duke mos dyshuar në asnjë çast në dhuntinë tuaj joshëse kundrejt investitorëve, kisha disa pyetje për ju-
1. A keni një historik komunikimi me postë elektronike me investitorët në Emiratet e Bashkuara Arabe?! Kur them historik komunikimi, nuk nënkuptoj mesazhe në " What's up"?
2. A keni një email ku konfirmohet rezervimi i biletës dhe i hotelit nga pala pritëse për të gjithë grupin,
3. A keni një marrëveshje të firmosur me investitorin në fjalë?!
Është paksa e çuditshme Mazniku, që ju shkoni të joshni dikë për investime dhe individi që përpiqeni të joshni ju paguan gjithçka.
Post Scriptum- Jemi në vitin 2021 Mazniku. Këto përrallat e joshësit dhe të joshurit që paguan gjithçka nuk i ha kush.