Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka vizituar sot familjen Molla në Shkozë të Tiranës, e cila prej vitesh nuk arrinë të marrë legalizimin e banesës. Në një mesazh në Facebook, Xhixho shprehet se veç legalizimit të banesës, kjo familje dhe shumë të tjera si ato, përballen me kushte ekonomike të vështirë. Xhixho shprehet se vetëm me anë të zgjedhjeve më 25 prill mund të sigurohet ndryshimi i këtij realiteti të vështirë.
Mesazhi i plotë i Erisa Xhixhox në Facebook:
Sot na priti në shtëpinë e tij të vogël por me dashuri të madhe Noel Molla në Shkozë tek njësia bahkiake nr.1 në Tiranë.
Ndjeva ngrohtësinë e mikëpritjes së njerëzve bujar e dashamirës si gjysh Shabani dhe nënë Dianeta të cilet ndanë me mua shqetësimin e legalizimeve që nga vitet 2000, duke pasur merakun e strehëzës që kanë ndërtuar me mund e sakrificë.
Varfëria dhe kushtet e vështira ekonomike janë problemi kryesor i Artit, Erjonit dhe Teutës të cilët duhet të sigurojnë të ardhurat për familjet e tyre nëpërmjet punës që bëjnë në një fasoneri. Rroga që marrin është e pamjaftueshme për të përballuar kostot e jetesës.
Çdo fjalë e tyre është përjetim i shumë familjeve Shqiptare. Vetëm me fuqinë e votës në 25 Prill kemi mundësi të ndryshojmë këtë realitet kaq të pashpresë , pasi vetëm me rigjallërimin e ekonomisë dhe funksionimin e shtetit në shërbim të qytetarëve e jo të oligarkëve do mund ta bëjmë Shqipërinë sërisht shtëpinë Shqiptarëve! e votës në 25 prill kemi mundësi të ndryshojmë këtë realitet
12/01/2021 17:09
Xhixho: Vetëm me fuqinë e votës në 25 prill kemi mundësi të ndryshojmë këtë realitet
Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka vizituar sot familjen Molla në Shkozë të Tiranës, e cila prej vitesh nuk arrinë të marrë legalizimin e banesës. Në një mesazh në Facebook, Xhixho shprehet se veç legalizimit të banesës, kjo familje dhe shumë të tjera si ato, përballen me kushte ekonomike të vështirë. Xhixho shprehet se vetëm me anë të zgjedhjeve më 25 prill mund të sigurohet ndryshimi i këtij realiteti të vështirë.
Mesazhi i plotë i Erisa Xhixhox në Facebook:
Sot na priti në shtëpinë e tij të vogël por me dashuri të madhe Noel Molla në Shkozë tek njësia bahkiake nr.1 në Tiranë.
Ndjeva ngrohtësinë e mikëpritjes së njerëzve bujar e dashamirës si gjysh Shabani dhe nënë Dianeta të cilet ndanë me mua shqetësimin e legalizimeve që nga vitet 2000, duke pasur merakun e strehëzës që kanë ndërtuar me mund e sakrificë.
Varfëria dhe kushtet e vështira ekonomike janë problemi kryesor i Artit, Erjonit dhe Teutës të cilët duhet të sigurojnë të ardhurat për familjet e tyre nëpërmjet punës që bëjnë në një fasoneri. Rroga që marrin është e pamjaftueshme për të përballuar kostot e jetesës.
Çdo fjalë e tyre është përjetim i shumë familjeve Shqiptare. Vetëm me fuqinë e votës në 25 Prill kemi mundësi të ndryshojmë këtë realitet kaq të pashpresë , pasi vetëm me rigjallërimin e ekonomisë dhe funksionimin e shtetit në shërbim të qytetarëve e jo të oligarkëve do mund ta bëjmë Shqipërinë sërisht shtëpinë Shqiptarëve!