Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në një mbledhje me qytetarët në Qesarakë të komunës Dajt, ka komentuar ndër të tjera edhe deklaratën e Ramës në Vlorë se “edhe Parisi përmbytet”.
Kryemadhi tha se Rama bën të tilla deklarata, duke na krahasuatr me Europën, kur në fakt gjendja as që është askund njësoj. Nuk kemi të krahasuar me Europën. Ajo shtoi se gjendja në Shqipëri është dramatike, me të rinjtë që ikin çdo ditë nga vendi.
Monika Kryemadhi: Isha në Shkodër. Nga Shkodra në Tiranë më duheshin një orë e pak minuta, ndërsa nga Kamza në Dajt m’u desh më shumë se 2 orë. Për fat të keq, Tirana sot është një qytet me trafik të rënduar. Njerëzit nuk kanë punë, përmbytjet, e Rama thotë se edhe Parisi përmbytet. Situata është tragjike. Papunësia ka prekur shqiptarët dhe të rinjtë po ikin, pa garanci për të ardhmen. Edhe mjekët po ikin në Gjermani.
Qytetari: Unë kam qenë me PS. Ne premtuam shumë, por mesa shoh ata nuk qenkan të majtë. Aty është sekt Rilindje, që nuk janë të majtë. Më përpara pinim 2 kafe në ditë, tani pimë 1 kafe. Tani ka linje betoniere. Rama na ofendon, duke na sjellë mjekë turq këtu. Ne na ofendon.
Monika Kryemadhi: Ndryshimi nuk ka të bëjë me flamujt politikë, por ka të bëjë me të ardhmen tonë. Ne aspirojmë që të jemi pjesëtarë të BE-së. Edhe Spitalin në Fier e bën për fushatë