“Vendi i përmbytur, Rama shtron darka luksoze”, Basha: Koha që të zëvendësojmë qeverinë që mendon vetëm për vete

Tuesday, 12 Janar 2021 18:42

 

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë në lidhje me situatën e shkaktuar nga përmbytjet, ndërsa i kujton kryeministrit Rama darkën e ministrave në Dubai.

 

Përmes një postimi në ‘Twitter’ kreu i PD-së iu bëri thirrje qytetarëve që tashmë është koha që të zëvendësojmë qeverinë, ndërsa publikon edhe një video nga deklarata e tij në media.

 

Ai pohoi se nevojitet një qeveri që mendon për paratë e qytetarëve, ndryshim që sipas tij do ta sjellë PD.

 

MESAZHI I BASHËS
Vendi i përmbytur, në krizë ekonomike dhe shëndetësore, ministrat e Ramës shtrohen në darka luksoze në Dubai. Është koha të zëvendësojmë qeverinë që mendon vetëm për vete, me një qeveri që mendon për paratë tuaja – jo për paratë e saj. Ky është ndryshimi që do të sjellim ne.

Login to post comments