Nga Vojo Bregu
Me sa duket, kryetari i pazgjedhur i bashkisë Vorë, i ka shkuar deri në fund planit rilindas, për shndërrimin e bashkisë në një koshere elektorale. Në kundërshtim me ligjin, vetëm 3 muaj para zgjedhjeve, jo vetëm që ka shtuar 73 punonjës, por njëkohësisht i ushtron presion 473 punonjësve, me transferimin nga vendi i punës për shkak të ristrukturimit.
Përveç KQZ, e cila duhet të fillojë menjëherë hetimin administrativ, i bëjmë thirrje prokurorisë për fillimin e hetimeve për veprën penale të " Shpërdorimit të detyrës".