Lulzim Basha: 25 prilli është referendum. Opozita ka krijuar koalicionin më të madh në 30 vite pluralizëm

E Enjte, 14 Janar 2021 21:13

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se ndryshimi politik në 25 prill është i sigurt. Në një intervistë për emisionin “Opinoin”, Basha deklaroi se këto zgjedhje nuk janë të zakonshme, por një udhëkryq historik. “Më 25 prill nuk bëhet fjalë për zgjedhje të zakonshme, bëhet fjalë për një udhëkryq historik. Sfida e Partisë Demokratike është ta konturojmë ndryshimin që kërkojnë sot shqiptarët në unison, pa dallim nga përkatësia partiake”,- tha kreu i PD.

Modifikuar më E Enjte, 14 Janar 2021 22:05
Login to post comments