Lulzim Basha deklaroi në “Opinion” se koalicioni i djathtë ka marrë vendim politik që ai të jetë kandidati për kryeministër i opozitës.
Ky vendim tha Basha, vjen edhe si një shprehje e vullnetit të qytetarëve.
Mirela Milori: Kush do të jetë kandidatura për kryeministër ? Ju do të jeni kryeministri i ardhshëm?
Blendi Fevziu: Këtë desha të pyesja. Dakord, faktikisht nuk keni një apo shumë lista por konkretisht keni një kryeministër apo do të dilni me disa figura?
Lulzim Basha: Padiskutim që po.
Blendi Fevziu: Kush është? Jeni ju?
Lulzim Basha: Padiskutim që jam unë.
Blendi Fevziu: Pra ju jeni kandidati i të gjithë opozitës për Kryeministër?
Lulzim Basha: Padiskutim që unë jam kandidati për kryeministër. Padiskutim që kandidati jam unë. Ky është një vendim i shpallur tashmë. Një vendim i cili vjen jo thjesht dhe vetëm si një vendim politik i koalicionit tonë por vjen edhe si një shprehje e vullnetit të qytetarëve. Ne kemi tashmë më shumë se tetë muajsh matje të qarta në terren që tregojnë jo thjeshtë në kuadrin e koalicionit por dhe përballjen me kryeministrin në ikje që ka një preferencë të qartë që unë në detyrën time sot si Kryetar i partisë më të madhe të Opozitës dhe nesër si kryeministër të marr përsipër barrën e qeverisjes së vendit.
Lulzim Basha: Motivi numër 1 që i bashkon të gjithë, edhe parti që kurrë nuk e kanë parë veten në një llogore është bindja popullore se kjo është një përballje ndërmjet Shqipërisë dhe Edi Ramës