Kryedemokrati Lulzim Basha ka treguar në emisionin “Opinion” se pse nuk e ndërtoi Tramin e Tiranës që premtoi kur ishte kryetar bashkie i kryeqytetit.
Ai tha se gjithçka ishte gati, që nga projekti i fizibilitetit dhe deri te financimi nga qeveria franceze, por ka qenë kryeministri Rama ai që i tha presidentit francez Holland se trami nuk ishte prioritet.
Basha ka patur edhe një debat me analistin Lorenc Vangjeli, ku ky i fundit i kërkonte emrin e një shkolle që kryedemokrati ndërtoi kur ishte kryetar bashkie.
Vangjeli: Më jep një emër shkolle që ke ndërtuar? Jam duke e kërkuar por s’po ma japin
Basha: Nuk është një, janë disa shkolla dhe unë nuk jam këtu që të bësh një konkurs fëmijësh ti je i vetëdijshëm që janë disa shkolla.
Vangjeli: Jo, s’janë
Basha: Atëherë s’ke jetuar në Tiranë kur kam qenë unë kryetar bashkie.
Vangjeli: Më kujtohet që kemi bërë një debat për Tramin e Tiranës.
Basha: U bë projekti i fizibilitetit, filloi projekti teknik, qeveria franceze vendosi ta financonte, kryeministri yt gjatë takimit me presidentin Holland i tha që trau i Tiranës nuk është prioritet