Kryemadhi: Një qeveri e paaftë di vetëm të justifikohet, Rama krizë për vendin, edhe 100 ditë për ndryshimin

Premte, 15 Janar 2021 14:28

 

https://www.facebook.com/324688710977211/posts/3489868231125894/

 

Një qeverisje e paaftë di vetëm të justifikohet kur qytetarët kërkojnë llogari. Këtë gjë bëri qeveria edhe sot. Përmbytjet janë përgjegjësi e kryeministrit dhe pasojat e rënda financiare nga krizat që vendi është përballur janë përgjegjësi e keqqeverisjes së tij. Rilindja i shërben vetëm oligarkëve dhe jo qytetarëve, ndaj vetë Rama është kthyer sot në një krizë për vendin. Njerëzit nuk duan batuta, koha po mbaron. Edhe 100 ditë për ndryshimin! #25Prill2021

Login to post comments