-
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka reaguar me një postim në facebook pas deklaratave të kreut të qverisë për situatën e përmbytjeve në vend.
'Përmbytjet janë përgjegjësi e kryeministrit dhe pasojat e rënda financiare nga krizat që vendi është përballur janë përgjegjësi e keqqeverisjes së tij”, Shkruan Kryemadhi. “Rilindja i shërben vetëm oligarkëve dhe jo qytetarëve', vijon ajo.
Ja postimi i plotë:
Një qeverisje e paaftë di vetëm të justifikohet kur qytetarët kërkojnë llogari.
Këtë gjë bëri qeveria edhe sot. Përmbytjet janë përgjegjësi e kryeministrit dhe pasojat e rënda financiare nga krizat që vendi është përballur janë përgjegjësi e keqqeverisjes së tij. Rilindja i shërben vetëm oligarkëve dhe jo qytetarëve, ndaj vetë Rama është kthyer sot në një krizë për vendin.
Njerëzit nuk duan batuta, koha po mbaron. Edhe 100 ditë për ndryshimin! #25Prill2021