Tenderat për BKH/ Kontrolli i Lartë i Shtetit zbarkon në ministrinë e Brendshme, ja çfarë kalon në filtrin e kontrollit

Tuesday, 19 Janar 2021 16:23

 

Institucioni i cili pritet të jetë “dora e fortë ndaj të fortëve” do të kalojë më parë në filtrin e shpenzimeve ekonomike që janë realizuar për të.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një audit në ministrinë e Brëndshme dhe shpenzimet e kryera për institucionin e rëndësisë së lartë.

 

Objektivi i këtij auditi do të jetë investimi në strukturën e Byrosë së Hetimit duke nisur nga ndërtesa, mobilimi, armët e zjarrit dhe paisjet e tjera. Edhe pse investimi është kryer në klasifikimin si “sekret”, KLSH ka autoritetin për t’i kontrolluar këto investime.

Nga KLSH pritet të realizohet një analizë e plotë e shpenzimeve për investimet e kryera nëse ka pasur shkelje apo jo. Një ditë më parë, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu zhvilloi një takim pune me Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj në ambientet e KLSH.

 

Në qendër të takimit ishte diskutimi për fusha me rëndësi të veçantë në të cilat do të fokusohet procesi i punës së Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit në vazhdimësi.

Nuk dihet nëse gjatë takimit është folur mbi auditin e nisur nga KLSH, por takimet e fundit me drejtuesen e Byrosë e Kombëtare të Hetimit dhe Kreu e SPAK tregojnë një bashkëpunim të ngushtë mes këtyre institucioneve

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...