Kryemadhi: Taksa sheshtë, pikë e përbashkët me Partinë Demokratike

Tuesday, 19 Janar 2021 16:48

 

 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në lidhje live për News 24 nga Fieri (2)
Është shkatërruar dhe prodhimi vendas. Një nga pikat tona kryesore kush është. Made in Albania me TVSH zero. Do të thotë që qumështi i Maqedonisë, Kroacisë, Bosnjes mos të vijë dhe të shkatërrojë tregun shqiptar, mos të shkatërrojë fermerët shqiptarë. Do të thotë që domatja, speci i Shqipërisë të kenë çmimin më të lirë sesa ato që vijnë nga importi. Dhe ti japim mundësi fermerëve tanë, blegtorëve, bujqësisë që të rimëkëmbet dhe të eci sa më shpejt. Është dhe nafta, është dhe transporti,teknologjia për të zhvilluar dhe për të krijuar hapësira pafund për studentët që diplomohen në teknologji. Dhe tu krijojmë mundësinë e bizneseve të tyre dhe shumë e shumë hapësira të tjera për ti ndihmuar ato.
A ka një program të përbashkët me opozitën e bashkuar për këto zgjedhje zonja Kryemadhi?
Kemi shumë pika të përbashkëta si opozitë e bashkuar. Pika jonë kryesore është largimi i Edi Ramës më 25 prill. Largimi i Edi Ramës dhe i Rilindjes më 25 prill krijon hapësirën për të tjetërsuar klimën e biznesit, për të krijuar hapësira për investime të reja të huaja për të cilat ka nevojë vendi që krijojnë vende pune, çlirimin e mentalitetit dhe të ekonomisë shqiptare, krijimin e një shëndetësie më të mirë dhe më të merituar për shqiptarët.
A do të ketë një paketë të mirëfilltë si opozitë?
Sigurisht që taksa e sheshtë është një nga pikat që ne kemi të përbashkët, ku PD-ja është angazhuar për 9%, ne kemi qenë për 10%, por do të biem dakord. Është e rëndësishme që të jetë taksë e sheshtë. Është si puna e datës 28 e 29, që ç’bëri 28 e ç’bëri 29 tha Ismail Qemali. Kështu që për ne është e rëndësishme taksa e sheshtë, që çliron biznesin e vogël, çliron biznesin e mesëm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...