“100 ditët e para të qeverisë së re”, Basha premton: Fund praktikave të ekonomisë kriminale. Taksa 9 përqind do rrisë paratë në xhepat e shqiptarëve

Saturday, 23 Janar 2021 19:04

 

 

Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në “News 24” deklaroi se më 25 prill, qeveria Rama do të bjerë me turp.

Basha shpalosi programin e PD-së në 100 ditët e para të qeverisë së tij. Ai tha se do ndajë njëherë e përgjithmonë politikën nga krimi dhe do marrin fund praktikat e ekonomisë kriminale.

 

Po ashtu, Basha deklaroi se taksa 9 për qind do të rrisë paratë në xhepat e shqiptarëve.

Nisida Tufa: Keni folur në fakt gjatë gjithë kohës për pjesën e programit zoti Basha, për pjesën e ekonomisë që ju e keni shumë merak pa diskutim.

Lulzim Basha: Sigurisht do të kemi një shpalosje, do të kemi një shpalosje por po marrim..

Nisida Tufa: Në 100 ditët që ju thatë.

Lulzim Basha: Dua të marrim një moment.

Nidisa Tufa: Jo unë doja t’iu bëja një pyetje.

 

Lulzim Basha: Patjetër.

 

Nisida Tufa: Në 100 ditët që ju thatë që do të ndryshoj diçka dhe do të lëviz diçka për mirë për Shqipërinë. Çfarë do të keni parasysh ju që do ta ndryshonit në formë emergjente me tu bërë kryeministër i Shqipërisë siç i keni edhe pritshmëritë?

Lulzim Basha: Cili është problemi kryesor që ndodhemi në këtë gjendje?

Nisida Tufa: Flasim për të realizueshme shumë shpejt.

Lulzim Basha: Po, po. Cili është problemi kryesor që ndodhemi në këtë gjendje? Ka ditë më të qartë për ta thënë këtë se sa dita kur anti-mafia ka treguar, anti-mafia Italiane se sa i thellë është korrupsioni në Shqipëri? Çfarë na kushton ne më shumë se korrupsioni? Asgjë! 7.2 miliardë euro kjo qeveri ua ka vjedhur shqiptarëve. Masat e para do të jenë ndarja me këtë praktikë.

Ndarja e krimit nga politika, lufta kundër korrupsionit do të çliroj qindra milion euro që sot zhduken në xhepat e qeveritarëve dhe klientëve të tyre. Dhe kjo do të mundësoj që ne menjëherë të nisim me platformën tonë ekonomike. Ulja e taksave nuk është thjeshtë një shifër. Në qoftë se taksa jote, më fal po të drejtohem personalisht apo e dikujt që ndahet këtu në këtë studio tani apo e atyre që na ndjekin, zbret në 9%, kjo do të thotë më shumë para në xhepat e tu, po kjo do të thotë më shumë para në xhepat e biznesit. Këto para ku shkojnë sot, ku shkon ajo para ekstra që ti ja paguan me taksën progresive Ramës dhe që nesër do të jetë në xhepat e tu. Bëhet rrugë e re? Jo. Bëhet spital i ri? Jo. Ka pasur rritje pensionesh? Më pak se sa inflacioni. Ka pasur shëndetësi falas? Jo.

Ka pasur thithje investimesh dhe të ardhur në trajnim të forcës punëtore? Jo. Ja pra ku do të vijë ndryshimi i parë dhe unë po përmend vetëm një aspekt që tashmë është bërë publik, taksa e sheshtë 9%. Më shumë para në xhepat e shqiptarëve, më shumë para për të investuar tek biznesi, klimë më e mirë e biznesit, do të sjellë drejtpërdrejtë rritje të mirëqenies për të gjithë shqiptarët. Vetëm një element.

Nisida Tufa: Pra dhe kjo është e realizueshme në kaq pak kohë.

Lulzim Basha: Pa pikë diskutimi, paketa jonë fiskale do të fillojë menjëherë nga funksioni dhe unë shpresoj edhe në studio të tjera dhe do të kemi mundësinë bashkë me ekipin tim ta shpalos këtë program. Një gjë është e sigurt Nisida po të marrësh shifrat e shpërdoruara nga kjo qeveri, tek ato 100-ra miliona që vidhen e zhduken e abuzohen bashkëpunim tashmë dhe me krimin e organizuar, madje dhe me krimin e organizuar ndërkombëtar tregon që Shqipëria ka një potencial të mahnitshëm. E vetmja gjë që mungon, e vetmja gjë që duhet është luftë serioze ndaj korrupsionit që këto para nga xhepat e pushtetarëve të kalojnë në investime për qytetarët. Dhe kur e them ketë nuk është retorikë se do thonë si do e bëke ti? Ja pra taksa 9% nuk është shifër është më shumë lek për ty në xhepat e tu.

Do ti kursesh këto para? Do të shkosh të blesh diçka dhe të rrisësh konsumin? Do të kesh mundësi të shkosh dy ditë më shumë për pushime, që ai hoteli aty do të ketë dy dit më shumë të ardhura prej teje. Për sipërmarrjen do të kenë mundësi të investojnë më shumë, do të kenë mundësi të marrin më shumë njerëz në punë, të rrisin rrogat e punonjësve të tyre. Ja një masë konkrete po flas vetëm për një masë meqë sot nuk jemi këtu për programin dhe as nuk kemi kohë të flasim për programin se si 9% nuk është shifër por është impakt i drejtpërdrejtë tek mirëqenia dhe tek lekët në xhepat e shqiptarëve.

Nisida Tufa: A shihni diçka se jeni vonë zoti Basha me pjesën e kësaj shpalosje për të cilën ju flisni, a jeni brenda çdo.. ok mund të jeni brenda çdo afati zyrtarë po nga ana tjetër duke pasur parasysh edhe Partinë kundërshtare që e ka shpalosur me kohë pjesën e vet.

Lulzim Basha: Këtu më rri një sekondë, Ppartia kundërshtare çfarë ka bërë.

Nisida Tufa: Ku është vonë Partia Demokratike?

Lulzim Basha: Çfarë ka bërë?

Nisida Tufa: I ka bërë të njohur.

Lulzim Basha: Jo, jo çfarë ka bërë?

Nisida Tufa: Gjithçka edhe pjesën…

Lulzim Basha: Ne kemi shpalosur heqjen e taksës për biznesin e vogël dhe këta në ditët e tyre të fundit e premtojnë kishin 8 vjet për ta realizuar, e premtojnë 3 muaj para se të largohen me votë. Ne kishim e rrogës dhe rrogën minimale 300 euro dhe këta 3 muaj përpara e kopjojnë. Mund të marr një seri premtimesh të Edi Ramës 3 muaj para se të lerë pushtetin që nuk janë gjë tjetër veçse kopje..

Nisida Tufa: Pra ju jeni në kohë për gjithçka.

Lulzim Basha: Jo, jo më lejoni ta them tamam edhe për njerëzit. Nuk janë gjë tjetër veçse kopje e keqe e programit tonë. Që do të thotë që Partia Demokratike jo vetëm nuk është vonë por është kjo formë e hartimit të programit, se ne nuk i shpikëm këto, erdhën si produkt i gjendjes, i dialogut me grupet e interesit, kryesisht me qytetarët dhe i përgjegjshmërisë që kjo që themi sot nesër do të bëhet realitet, s’kam premtuar mrekulli unë dhe as nuk premtoj mrekullira, kam premtuar normalizim dhe normalitet. Nuk do të jem kryeministër i mrekullive por do të jem kryeministër I normalitetit dhe i fjalës së mbajtur dhe për këtë flasin dhe rekordet e mia që është kompleksi tjetër i madh që ka kundërshtari politik.

E kam thënë dhe po e përsëris që në detyrat që më janë ngarkuar që nga ndërtimi i Rrugës së Kombit tek heqja e vizave për shqiptarët, tek futja e Shqipërisë në NATO, detyra të cilat i kam kryer pa pasur përgjegjësinë dhe fuqinë e kryeministrit. 80 vjet po të rrijë Edi Rama në pushtet nuk i bën dot. Edhe tunelin e Elbasanit. Mos flas për Unazën e Tiranës që e gjeti gati, po ikën 8-vjeçari dhe akoma nuk e ka mbaruar. Pra, për mua dhe aftësinë time për ti qëndruar fjalës, madje për ti bërë para kohe realitet ato angazhime që kam pasur para qytetarëve flet puna ime sikundër për Edi Ramën pas 8 vitesh shqiptarët janë fare të qartë, dështimet janë të qarta, mos-mbajtja dhe thyerja e premtimeve janë të qarta

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...