Meta në 30-vjetorin e rithemelimit të KMSH: Nderim klerikëve për edukimin me vlerat e vërteta të islamit

Saturday, 23 Janar 2021 20:01

 

Presidenti Ilir Meta ka reguar përmes një postimi në facebook lidhur me 30 vjetorin e rithemelimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

“Nderim klerikëve për edukimin me vlerat e vërteta të islamit” shkruan ndër të tjera Meta.

 

Postimi i plotë:

Sot, në 30-vjetorin e rithemelimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, shpreh nderimet e mia më të larta dhe falenderimet më të sinqerta për të gjithë drejtuesit e nderuar fetarë të këtij Komuniteti, ndër vite, për qëndrimin e palëkundur në shërbim të çështjes shqiptare dhe kontributin e vyer për edukimin e besimtarëve tanë me vlerat e vërteta të islamit, në funksion të paqes, progresit shoqëror, harmonisë e tolerancës ndërfetare, që e kanë kthyer kombit tonë në shembull për mbarë njerëzimin.

Një homazh për Hafiz Sabri Koçin dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij, të cilët me shumë sakrifica ringritën nga hiri institucionet e kultit, pas dekadash terrori.
U bashkohem lutjeve tuaja në këtë ditë të shënuar, që mirësitë e Zotit të bekojnë dhe begatojnë besimtarët dhe çdo familje shqiptare

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...