Meta dekoron basketbollistët e shquar Artan Terihati dhe Pjerin Bushati me titullin “Mjeshtër i Madh”: Na ka dhënë emocione të paharruara

Tuesday, 26 Janar 2021 19:57

 


Presidenti i Republikës Ilir Meta nderoi gjatë një ceremonie solemne dy basketbollistët e shquar të “Partizanit” dhe të ekipit tonë kombëtar, z.Artan Terihati dhe z.Pjerin Bushati me titullin “Mjeshtër Madh”.

Kreu i Shtetit dekoroi basketbollistin Artan Terihati, me motivacionin: “Për talentin edhe përgatitjen të gjithanshme, të treguar në lojën e basketbollit, duke dëshmuar aftësi të spikatura si basketbollist dhe trajner me skuadrën ‘Partizanit’ dhe Ekipin Kombëtar. I dalluar për lojën cilësore dhe korrektësinë e tij në fushën e lojës”.

Ndërsa basketbollisti Pjerin Bushati u çmua: “Në shenjë vlerësimi për kontributin e dhënë në sportin e basketbollit, si një lojtar i talentuar, protagonist në shumë suksese të skuadrës së ‘Partizanit’ dhe Ekipit Kombëtar, në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.”

Presidenti i Republikës u shpreh se Terihati dhe Bushati gëzojnë një respekt të veçantë në komunitetin e basketbollit dhe të sportit, jo vetëm si basketbollistë të niveleve të larta, por edhe si trajnerë të përkushtuar të brezave të rinj.

“Është kënaqësi, që të vlerësojmë sot karrierën sportive dhe rezultatet e larta, të dy basketbollistëve të spikatur të skuadrës së madhe të basketbollit ‘Partizani’, që na ka dhënë emocione të paharruara. Artan Terihati dhe Pjerin Bushati kanë një kontribut të çmuar në rezultatet e larta të ekipit të ‘Partizanit’.
Rrugëtimi i tyre si basketbollistë ka qenë pothuajse i njëjtë në karrierën e tyre sportive. Lojtarë të talentuar, me cilësi të spikatura në basketboll, të cilët kanë luajtur me dinjitet përkrah shumë emrave të mëdhenj të basketbollit të ‘Partizanit’ dhe atij Kombëtar”, tha Presidenti Meta.

Sipas tij, janë rreth 13 tituj kampionë të fituar nga ta, shumë Kupa Republike, fitues të medaljeve të arta në spartakiada kombëtare dhe njëkohësisht të shumë trofeve të tjerë.
“Sukseset e tyre pasqyrohen edhe në aktivitetet ndërkombëtare, ku kanë zhvilluar mbi 50 ndeshje, me ekipe të njohura, por edhe me ekipin tonë kombëtar.
Puna dhe sukseset e tyre nuk ndalen vetëm në karrierën si lojtarë, por ata vazhdojnë të jenë të suksesshëm dhe si trajnerë të basketbollit.
Një urim të përzemërt sot do të donim t’i përcillnim trajnerëve e mësuesve tuaj të mrekullueshëm.
Një mirënjohje për gjithmonë për Qemal Shalsin, Njazi Lleshin, Muhamet Përmetin dhe padyshim edhe trajnerin e sukseseve të mëdha të kësaj skuadre, Astrit Greva!
Artan Terihati dhe Pjerin Bushati gëzojnë një respekt të veçantë në komunitetin e basketbollit dhe të sportit, jo vetëm si basketbollistë të niveleve të larta, por edhe si trajnerë të përkushtuar të brezave të rinj.
Këto janë momente, që na bashkojnë të gjithëve, në promovimin e vlerave më të mira sportive dhe një thirrje për angazhim për të gjithë të rinjtë e basketbollit të sotëm për ta ngritur këtë sport në nivelet më të larta”, deklaroi Kreu i Shtetit.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 1234PreviousNext
Më tej Meta shkruan në “Facebook” se vlerat më të mira sportive meritojnë të promovohen, si shembuj frymëzimi dhe edukimi për brezat e rinj.
“Sot pata kënaqësinë të vlerësoj me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, dy basketbollistë të spikatur të skuadrës së madhe të basketbollit ‘Partizani’ dhe të Ekipit Kombëtar, Artan Terihati dhe Pjerin Bushati, karriera e shkëlqyer dhe rezultatet e larta të të cilëve na kanë bërë krenar të gjithëve.
Mirënjohje përgjithmonë mësuesve të tyre të mrekullueshëm, Qemal Shalsi, Njazi Lleshi, Muhamet Përmeti dhe padyshim trajnerit të sukseseve të mëdha të “Partizanit”, Astrit Greva.
Vlerat më të mira sportive meritojnë të promovohen, si shembuj frymëzimi dhe edukimi për brezat e rinj të basketbollistëve tanë, të cilët duhet ta ngrenë këtë sport në nivelet më të larta, ku ka qenë në të kaluarën. 🏀🇦🇱”, shkruan Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...