Programi politik dhe 5 prioritetet, Kryemadhi video-mesazh: LSI e ka alternativën! Ndryshim po vjen, ne e mbajmë fjalën

Tuesday, 26 Janar 2021 20:05

 

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i është drejtuar me një video mesazh shqiparëve pasi ajo prezantoi programin politik me prioritetet e tij.

Kryemadhi thotë se sot shqiptarët jetojnë me keq se 4 vite më parë dhe nga veriu në jug përpiqen të mbijetojnë.

 

Sipas saj, ndryshimi po vjen dhe LSI e mban fjalën, me prioritetet në 5 muajt e paqë që krijojnë punësim të mirëpaguar, ul koston e jetesës dhe mbështet të rinjtë në Shqipëri.

 

VIDEO-MESAZHI I MONIKA KRYEMADHIT

I gjithë populli shqiptar, të rinj dhe të moshuar, burra dhe gra nga veriu në Jug, po perpiqen sot për të mbijetuar. Familjet shqiptare po kërkojnë me dëshpërim të gjejnë punë, po luftojnë me koston e lartë të jetesës dhe po perballen me pamundësitë për një jetë të mirë.

Pothuajse të gjithë shqiptarët janë më keq sot se 4 vite më parë. Shumë po humbin shpresën, shumë prej tyre po largohen nga Shqipëria.
Pak ditë na ndajnë nga data e ndryshimit dhe shqiptarët kanë nevojë për ndihmë të shpejtë. Ne e kemi alternativën që e kthen Shqipërinë të ndihet sërish ‘Shtëpia Juaj. Një program real, i hartuar me përvojen e profesionistëve më të mirë dhe me fokus vetëm mirëqenien e çdo familje shqiptare.
Nisur nga emergjenca për ndryshim, brenda programit madhor të LSI, ne kemi hartuar politika specifike me efekt të shpejtë, që do të krijojnë punë me pagë të mirëpaguar do të ulin koston e jetesës dhe do të mbajnë të rinjtë në Shqipëri.

Këto do të jenë politika prioritare për ne, pasi ne e dimë se shqiptarët kanë nevojë për ndihmë sa më shpejt të jetë e mundur.

 

LSI është e angazhuar me politika të detajuara, që do të sjellin mirëqenie reale për ju dhe familjen tuaj.

 

Kjo do jetë rruga e cila do të krijojmë vende pune, më shumë mundësi dhe do të sjellim shpresën në mënyrë që Shqipëria të ndihet sërish shtëpi.
Ndryshimi po vjen!
Ne e mbajmë fjalën!
Ne do ta bëjmë Shqipërinë Shtëpine tuaj

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...