Bahri Shaqiri: Edhe pak ditë dhe “Rilindja” largohet përgjithmonë por nuk do i shpëtojë dot përgjegjësisë për çdo abuzim e shkelje

Diel, 21 February 2021 11:48

 

Kandidati për LSI në qarkun e Durrësit, Bahri Shaqiri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka denoncuar qeverinë Rama për tendera dhe shpenzime të tepruara në Portin e Durrësit, kur Porti është thënë se do transferohet në Porto Romano.

“Shtatë tenderat e Autoritetit Portual të Durrësit, mbi shërbime të ndryshme si shërbimi i internetit dhe telefonit, përmirësimi i sistemit të ajrimit, përmirësimi i ndriçimit të portit, shtimi i sipërfaqes së parkimit, si edhe tenderat për kontenjerët dhe skanerin, tregojnë që projekti 3D i “Rilindjes” për Portin e Durrësit është një gënjeshtër e madhe elektorale, dhe të gjitha këto shpenzime jo vetëm janë shpërdorime të tepruara por edhe në rast transferimi në Porto Romano kompanitë marrin dëmshpërblim duke përbërë kështu një skemë shkelje dhe korrupsioni”, shkruan Shaqiri në reagimin e tij.

 

Postimi i plotë:

2 milionë dollarë tendera nga Autoriteti Portual Durrës për periudhë shumë vjeçare.

Përse këto tendera dhe shpenzime të tepruara kur Porti është thënë se do transferohet në Porto Romano?

Shtatë tenderat e Autoritetit Portual të Durrësit, mbi shërbime të ndryshme si shërbimi i internetit dhe telefonit, përmirësimi i sistemit të ajrimit, përmirësimi i ndriçimit të portit, shtimi i sipërfaqes së parkimit, si edhe tenderat për kontenjerët dhe skanerin, tregojnë që projekti 3D i “Rilindjes” për Portin e Durrësit është një gënjeshtër e madhe elektorale, dhe të gjitha këto shpenzime jo vetëm janë shpërdorime të tepruara por edhe në rast transferimi në Porto Romano kompanitë marrin dëmshpërblim duke përbërë kështu një skemë shkelje dhe korrupsioni.

Edhe pak ditë dhe “Rilindja” largohet përgjithmonë por nuk do i shpëtojë dot përgjegjësisë për çdo abuzim e shkelje që ka kryer duke u përballur me ligjin dhe drejtësinë.

Bahri Shaqiri
LSI Durrës

#DurresiShtepiaJuaj 🌹
#LSI

Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...