Tavo: Rilindja po e shfrytëzon Covid-19 për përfitime elektorale, ka injektuar terror tek njerëzit e thjeshtë

Diel, 21 February 2021 12:29

 

Ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo teksa ka komentuar situatën e rënduar në të cilën po kalon vendi ynë nga Covid-19, thotë se fillimisht qeveria injoroi pandeminë dhe tani po e shfrytëzon për propagandë dhe përfitime elektorale. Sipas Tavos, qeveria po vendos gjoba 50 milionë lekëshe ndaj individëve të opozitës, intelektualëve, pensionistëve vetëm për të injektuar terror e frikë tek njerëzit e thjeshtë. ”E frikësuar gjer në palcë nga humbja e sigurtē dhe me një papërgjegjshmëri të plotë e ka lënë në rënie të lirë pandeminē për të përfituar sa të mundet nga frika e njerëzve, duke vendosur masa absurde shtrënguese, duke shpresuar që pjesmarrja në votime të jetë e ulët dhe disa plane të tjera që tashmë i ka nën rrogoz, që shumë shpejt do ia bëjmë publike”,-shkruan Tavo në facebook.

Postimi i plotë

 

Qeveri e papërgjegjshme që jo vetëm nuk e ka menaxhuar pandeminë por e shfrytëzon për propagandë dhe përfitime elektorale. “Shqipëria nuk rrezikon” krekosej “Rilindja” kur opozita ngrinte zërin një vit më parë për të marrë masa urgjente. “Jemi në kontroll” mburreshin kur apelonim për shtim të shtretërve, pajisjeve mjekësore, shtim të buxhetit për shëndetësinë dhe staf mjekësor. Sot spitalet Covid nuk e përballojnë fluksin dhe ka mungesë oksigjeni për të shtruarit në gjendje të rëndë. ”Mos blini maska. Maskat nuk ju mbrojnë”, talleshin me shqiptarët ndërsa sot gjobisin rëndë qytetarët.

Testime-Testime-Testime falas kemi kërkuar pa pushim dhe jo vetëm kemi numrin më të vogël të testimeve në kontinent por edhe u zhvatēn familjet e thjeshta duke paguar me qindra euro si për testet ashtu edhe miliona lekë për medikamentet dhe trajtim. Vaksinim të gjerë të popullatës kemi kërkuar papushim ndërsa “Rilindja” gënjen papushim, çdo javë premton se do na vijnë 40 mijë doza vaksine dhe shpërndan me dhjetra vaksina në çdo qark duke fyer inteligjencën e njerëzve, e për më keq duke lënë nën rrezik jetën e qytetarëve të thjeshtë. – Vaksinim të gjithë stafit mjekësor.

Të gjithë pa përjashtim, vazhdojmë e apelojmë edhe sot, por “Rilindja” ka më shumë fjalë dhe orë televizive se vaksina. Shqipëria ka në total 23 mijë mjekë dhe për t’u vaksinuar me dozat e Pfizer, do të nevojiteshin 46 mijë doza. Ku janë? Kemi vetëm ceremoni dhe cirqe boshe në aeroport dhe stadium. Në një vit pandemi qeveria nuk arriti të ketë një strategji për menaxhimin e pandemisë. Përkundrazi e shfrytëzoi këtë pandemi për agjendën e saj malinje. Prishi Teatrin Kombëtar në pikun e pandemisë në shkelje të të gjitha ligjeve, pushteti qendror dhe lokal firmosi tendera dhe PPP prej qindra milionë eurosh. E vetmja qeveri në botë e përsëris e vetmja në botë, e cila përdori fondet publike për sektorë dytësorë apo tretësorë dhe jo në shëndetësi apo në betejën kundër pandemisë siç bënë vendet e tjera.

Po vendos gjoba 50 milionë lekëshe ndaj individëve të opozitës, intelektualëve, pensionistëve (siç ishte rasti i Abdulla Deliallisit në Durrës) vetëm për të injektuar terror e frikë tek njerëzit e thjeshtë. E frikësuar gjer në palcë nga humbja e sigurtē dhe me një papërgjegjshmëri të plotë e ka lënë në rënie të lirë pandeminē për të përfituar sa të mundet nga frika e njerëzve, duke vendosur masa absurde shtrënguese, duke shpresuar që pjesmarrja në votime të jetë e ulët dhe disa plane të tjera që tashmë i ka nën rrogoz, që shumë shpejt do ia bëjmë publike.

Në 8 vite e shkatërruat vendin, e mjeruat popullin, tani nëse keni sadopak ndërgjegje njerëzore, vijani gishtin kokës, pranoni dështimin, braktisni çdo plan dashakeq që keni dhe investoni paratë e shqiptarëve dhe vëmendjen tuaj tek forcimi i sistemit shëndetësor me pajisje mjekësore dhe teste e medikamente falas për shqiptarët. Mos zhpenzoni energjitë me plane si të minimizoni humbjen por investoni para dhe energji në mbrojtje të shëndetit publik

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...