Meta sfidon PS-në për rrugën e Selenicës: Banorët janë mashtruar! I gatshëm të shkoj atje me përfaqësues të qeverisë dhe të sqaroj të vërtetën

Hënë, 22 February 2021 16:44

 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i është përgjigjur akuzave të ngritura nga kryeministri Edi Rama, se ai ka bllokuar investimin në rrugën e Selenicës. Në një komunikim me gazetarët në Vlorë, ai e cilësoi si një mashtrim të madh bllokimin e investimit, madje u shpreh i gatshëm të shkonte në Selenicë me përfaqësues të qeverisë dhe të shpjegonte të gjithë situatën. Po ashtu, Meta tha se nuk është zgjedhur president nga LSI-ja, por nga Edi Rama.

“Lidhur me çështjen e Selenicës, ka qenë një peticion i tyre që ka mbërritur tek unë dhe më pas jam kthyer në Selenicë me kërkesë të tyre. E vërteta është që ata janë mashtruar rëndë. Jam gati të shkoja atje dhe me përfaqësues të qeverisë për atë që ka ndodhur dhe po ndodh. Selenica e dinë shumë mirë, sepse janë mësuar me asfalte fushate. Janë mashtruar, sepse thanë që është kërkuar nga fondi Saudit që loti katër të mos bëhej dhe të investohej diku tjetër. Çështjes që jam zgjedhur nga LSI-ja është gënjeshtër, sepse unë jam zgjedhur nga Edi Rama, si kryeministër të Shqipërisë. Ai e ka thënë që askush si Ilir Meta nuk e përfaqëson më mirë opozitën. Unë e kam mbajtur fjalën. Ashtu sikur kam mbajt premtimin tjetër që unë midis demokracisë dhe pushtetit kam zgjedhur pushtetin”, tha presidenti

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...