“Duhet ta marrë përgjigjen ballore”, Meta i kthehet Ramës nga Vlora: Fushatë mashtrimi e orkestruar nga kryeoligarku i Shqipërisë. I them atij dhe…

Hënë, 22 February 2021 16:42

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta i është përgjigjur nga Vlora kryeministrit Edi Rama, atje ku tha se do jetë sa herë të përmendet nga Vlora. Herë me ironi e herë drejtpërdrejt, Meta ka dhënë përgjigjen për ato që i quajti shpifje se “Presidenti shkon natën në Vlorë për LSI”.

Kreu i Shtetit deklaroi se gënjeshtra është shndërruar në sistem në vendin tonë dhe aq më shumë në Vlorë dhe duhet ta marrë përgjigjen ballore. Ai e cilësoi ‘fushatë mashtrimi e orkestruar nga kryeoligarku i Shqipërisë, që të përjetësojë një sistem të gënjeshtërt në Vlorë dhe Shqipëri’.

 

 

“Nuk mund ta vazhdoj këtë konferencë shtypi pa falënderuar nga zemra gazetën Tema dhe në mënyrë të veçantë km që më dhanë mundësi për të parë se Vlora është e mrekullueshme por edhe në fillim të javës gjatë së hënës për arsye të gënjeshtrave të tyre të pacipa, aspak profesionale, tepër fyese për ju si gazetarë për median e lirë, për qytetarët që duhet të informohen dhe jo dizinformohen dhe për banorët e qarkut të Vlorës. Me zi prita orarin zyrtar që t’i jepja një përgjigje nga Vlora, për gjithë këto shpifje se presidenti vjen vetëm natën në Vlorë. Thashë të shkoj dhe njëherë ditën. Gënjeshtra është shndërruar në sistem në vendin tonë dhe aq më shumë në Vlorë, duhet ta marrë përgjigjen ballore. Ju këtu keni një shkrim të sotëm tek gazeta Tema, Ilir Meta natën në Vlorë për LSI-në. Këtu keni të njëjtën foto, të Selenicës, të pres dhe stafit me komunitetin, e kishin kërkuar ata. Ju si gazetarë profesionistë që jeni dhe të pakapur po ju lë foton t’i shikoni. Pasi unë u njoha me një shkrim kaq flagrant mashtrues bëra një reagim zyrtar paradite, duke nxjerrë faktet dhe jo duke bërë propagandë të mashtrimit skandaloz, jashtë çdo etike profesionale. Përveç se nuk jam shumë i habitur nga lajmi i botuesi i lajmit, por ajo që më habiti ishte deklarata e kryeministrit që pres ka ikur nga trutë. Po ua lë fotot të shkoni dhe t’i verifikoni. Fushatë mashtrimi e orkestruar nga kryeoligarku i Shqipërisë, që të përjetësojë një sistem të gënjeshtërt në Vlorë dhe Shqipëri. Dua t’i them atij dhe gjithë të tjerët që sa herë të më përmend nga Vlora, përgjigjen do vij dhe t’ia jap këtu. E meriton Vlora të mos jetojë më me gënjeshtra, por me dinjitetin që i takon, e meriton Selenica që mos të mashtrohet më. E kanë kërkuar ata presidentin dhe presidenti ka përmbushur detyrën e tij”, deklaroi Meta

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...