“Dy vajza humbën babanë në spital”, Meta për humbjen e jetës të vëllait së ish-deputetit të PD: Në vend që Rama të kërkonte hetim, nuk i la as të qajnë…

Hënë, 22 February 2021 16:40

 

Presidenti Ilir Meta, në një deklaratë për mediat me gazetarët në Vlorë, foli ndër të tjera edhe për humbjen e jetës së vëllait të ish-deputetit të PD-së, Vili Minarolli, Rifat Lalo.

Meta u shpreh se dy vajza humbën babanë në spital, kurse shtoi se Rama në vend se të kërkojë hetim në rolin e kryeministrit, nuk la vajzat as të qajnë.

 

“Dy vajza humbën babanë në spital. Në vend që kryeministri të kërkojë hetim, nuk i la as të qajnë babanë. Vendos gjoba 50 milionë lekë, a është normale. Ndërsa, ne e dimë shumë mirë sesi i shkelin rregullat e pandemisë. Ky është shtet i presionit dhe poshtërimit të qytetarëve. Rënia e regjimit është thjesht tashmë çështje procedurash. Emrat i di Vlora dhe gjithë Shqipëria, që i ka kthyer presidenti, për shkak të fenomeneve klienteliste”, tha Meta.

Ilir Meta nënvizoi se lidhja e tij me Vlorën është historike dhe sa here që do shpifet ndaj tij për gjëra që kanë të bëjnë me këtë qytet, do përgjigjet nga rrethi jugor i vendit.

“Jam shumë i surprizuar që LSI në Berat paska pasur më shumë pjesëmarrës se Partia Komuniste e Kinës. Partitë të merren me programe, të japin llogari. Po të merremi me çimkat e Shqipërisë dhe të Vlorës duhet shumë kohë, pasi njerëzit dinë të vlerësojnë shumë mirë. Sa herë të përmendem në Vlorë, do përgjigjem nga këtu. Krahina e Skraparit ka sjellë tre çeta në Vlorë. Ka një shqetësim për largimin e rinisë nga Vlora dhe gjithë Shqipëria”, u shpreh Meta

Modifikuar më Hënë, 22 February 2021 16:59

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Aksidenti i frikshëm me dy viktima, njëri prej tyre punonte oficer burgjesh, ishte nisur për në…

Kronikë

Aksidenti i frikshëm me dy viktima, njëri prej tyre punonte oficer burgjesh, ishte nisur për në…

  Një oficer i burgut të Peqinit ka humbur jetën në aksidentin tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë. Tre automjete u përfshinë në aksident, duke u përplasur kokë më...

Tragjike/Koronavirusi shuan brenda pak ditësh një familje në Rubik, ndërron jetë çifti dhe djali i tyre i vetëm

Kronikë

Tragjike/Koronavirusi shuan brenda pak ditësh një familje në Rubik, ndërron jetë çifti dhe djali i tyre i vetëm

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Rubikut dhe mbarë opinionin publik. Tre anëtarë të së njëjtës familje në këtë qytet kanë ndërruar jetë brenda pak ditësh si pasojë...

“Po e ktheni PS-në forcë të tretë”/ Rebelohet baza socialiste e Beratit dhe Skraparit: S’duam të shiturit dhe palaçot e çorbës

Politikë

“Po e ktheni PS-në forcë të tretë”/ Rebelohet baza socialiste e Beratit dhe Skraparit: S’duam të shiturit dhe palaçot e çorbës

  Rilindja ndodhet në një situatë tejet të vështirë në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit. Me një bilanc skëterrë ku numërohen vetëm dështime dhe mashtrime, nuk ka asnjë shans të...