President Meta nga Vlora: Jam armiku kryesor i oligarkisë

Hënë, 22 February 2021 17:03

 

Presidenti Meta u ka bërë thirrje shqiptarëve që të dalin të votojnë masivisht në zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë një bashkëbisedimi në Vlorë me gazetarët, kreu i shtetit theksoi se shqiptarët duhet të dalin të votojnë për dinjitetin e tyre dhe për të ndalur shpopullimin e vendit.

 

Po kështu, Meta tha se ai është armiku kryesor i oligarkisë dhe të gjithë shqiptarët duhet të kuptojnë se armiku kryesor i tyre është oligarkia.

“Çdo përpjekje për të demoralizuar shqiptarët është e dështuar. Të gjithë shqiptarët do shkojnë të votojnë për të ardhmen europiane, për familjet e dinjitetin e tyre dhe kundër shpopullimit të vendit. Largohet 1 serb, largohen 12 shqiptarë, largohen një boshnjak, largohën 18 shqiptarë. Kemi gjithë këtu burime për t’i mbajtur të rinjtë këtu që shqiptarët të jenë të lumtur në vendin e tyre.

S’me pëlqën fare të merrem me gënjeshtra. Shihni artikullin e porositur nga Rama te Gazeta Tema. Pse mashtrojnë publikisht që thonë se presidenti lëviz natën nëpër vend. E dini sa drejtorë Hipotekash janë ndërruar në Vlorë apo jo? Unë i kam ndërruar? Unë s’kam arsye të vij natën në Vlorë. S’i kam marrë askujt asnjë centimetër tokë. Tani e kemi të qartë që presidenti është një armik i oligarkisë dhe është shumë i lumtur për këtë. Shqiptarët duhet ta kuptojnë që oligarkët janë armiku kryesor i tyre. Që japin lajme të gënjeshtërta, që bëjnë shpërlarhe truri.” – tha Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...