Basha publikon videon: Në 8 vite Rama solli vetëm dështime e dëme të mëdha, me 25 prill do të humbasë!

Tuesday, 23 February 2021 08:37

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar një video-mesazh tjetër, që sipas tij, tregon dështimet e kryeministrit Edi Rama.

Sipas krye demokratit, në tetë vite qeverisje Rama solli vetëm dështime e dëme të mëdha.

 

Me tej, Basha thekson se me 25 prill kryeministri do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë.

TEKSTI I VIDEOS:

Kemi marrë goditje të rënda dhe jemi përballur me sfida të mëdha.
E di që disa prej jush jeni të pakënaqur, që nuk janë përmbushur të gjitha pritshmëritë e këtij mandati të dytë…
As unë s’jam i kënaqur. Jo sot, por asnjëherë. Por të mos harrojmë çfarë kemi hequr…

 

Ju keni hequr shumë në fakt,
Aq sa keni trefishuar pasuritë
Keni rritur taksat dhe borxhin publik.
Keni i shpërdoruar 1.2 miliardë euro të shqiptarëve.
Keni kriminalizuar politikën.
Keni kanabizuar vendin.
Keni kaluar Sirinë për numrin e azilkërkuesve.
Keni lënë Shqipërinë në vendnumëro.
Keni dhënë më shumë se 2 miliardë euro me PPP.
Dhe aty ku po aktron, keni falsifikuar firmën e sekretarit amerikan të shtetit, për të fituar 20 milionë euro për 1 kilometër rrugë.
Jo, nuk do të harrojmë.

https://instagram.com/stories/lulzimbasha/2515268863550067908?utm_source=ig_story_item_share&igshid=sblkrss95k51

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Xhixho/Asnjë çelje negociatash nuk mund të ketë për Shqipërinë, pa plotësimin deri në një të kushteve të vendosura nga KE-ja.

Politikë

Xhixho/Asnjë çelje negociatash nuk mund të ketë për Shqipërinë, pa plotësimin deri në një të kushteve të vendosura nga KE-ja.

  Sot, raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, David Lega kërkoi korrigjimin e njoftimit zyrtar të PE, për rekomandimin e nisjes së negociatave për vendin tonë. Lega theksonte njoftimi nuk përmbante...

INTERVISTA/ Grisejda Myslimi: Në Vlorë mandati i dytë i LSI i padiskutueshëm, po punojmë për të tretin. Plani për ndaljen e hemoragjisë kombëtare

Politikë

INTERVISTA/ Grisejda Myslimi: Në Vlorë mandati i dytë i LSI i padiskutueshëm, po punojmë për të tretin. Plani për ndaljen e hemoragjisë kombëtare

  Kandidatja e LSI-së për qarkun e Vlorës në zgjedhjet e 25 prillit Grisejda Myslimi flet në një intervistë për gazetën “standard” flet për prioritet e programit të kësaj partie si...

Greqia nuk gjen qetësi, 24 lëkundje pas mesnate vetëm në Elassona, dhjetëra banorë kaluan natën jashtë

Globi

Greqia nuk gjen qetësi, 24 lëkundje pas mesnate vetëm në Elassona, dhjetëra banorë kaluan natën jashtë

  Greqia prej orësh nuk gjen qetësi teksa rajonet e Larissës dhe Thesalisë janë goditur nga disa tërmete, më i fundit ai i djeshmi me epiqendër në Elassona, 5.9 i shkallës...