Me karta dhe “shpata” drejt datës 25 prill!

Tuesday, 23 February 2021 08:22

 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta nga qyteti i Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, si në një referendum historik. Kreu i shtetit ka deklaruar se pjesëmarrja masive është mesazhi më i fortë që shoqëria jep për ndryshimin e vendit. Ndërsa ka komentuar pengesat për pajisjet me karta identeteti të rreth 1 milionë votuesve, Presidentit tha se më 25 prill qytetarët shkojnë drejt zgjedhjeve me dokumente identifikimi dhe me vullnetin për të përmbysur modelin e keqqeverisjes së vendit. “Me pasaporta, me karta, me shpata shqiptarët do shkojnë të votojnë më 25 prill, kjo histori ka përfunduar. Kushdo që do t’i demoralizojë, të lidhë kokën me peshqir. Pjesëmarrja do jetë historike. Shqipëria do ngrihet më këmbë. Shqiptarët e kanë kuptuar se fuqia e tyre është vota. Vota është e drejta e pronës, e drejta për punë, e drejta për të përballuar një jetë me dinjitet, për t’u përfshirë nga pikëpamja sociale dhe ekonomike. Çdo përpjekje për të demoralizuar shqiptarët është e dështuar. Të gjithë të shkojnë dhe të votojnë për të ardhmen europiane të Shqipërisë, për dinjitetin e tyre, kundër shpopullimit të Shqipërisë…”,- tha ndër të tjera kreu i shtetit.

Përmendja e shpatave ka nxitur fantazinë dhe panikun e mazhorancës. Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministri Erion Braçe reaguan të parët për çështjen e shpatave, ata fantazuan akte dhune dhe ushtri votuesish me kuaj apo armë të ftohta që do nisën me 25 prill drejt tyre. Në fakt simbolika e kartave dhe shpatave është pak më e thjeshtë sesa ajo që imagjinojnë drejtuesit kryesorë të qeverisë. Çështja e kartave të identitetit është një problem serioz që tregon sesi po Rilindja po tenton të ndalojë qytetarët të marrin pjesë në votime. Rreth 1 milion shqiptarë mund të pengohen të votojnë, sepse u ka skaduar afati i vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit. Kryeministri dhe Ministria e Brendshme nuk kanë dhënë një përgjigje serioze sesi do të zgjidhet ky problem, ndërkohë që mbeten vetëm dy muaj kohë. Mjafto një vetëm një vendim, nëse PS kërkon që njerëzit të marrin pjesë në zgjedhje, ku të shtyhet afati i vlefshmërisë së tyre deri në datën 30 prill. Fakti që PS, e cila kontrollon Kuvendin dhe çdo institucion nuk merr asnjë masë për çështjen e kartave, do të thotë se një nga planet e manipulimit të zgjedhjeve është dhe ndalimi i qytetarëve për të votuar. 25 prilli është referendum dhe kushdo që ka dokumentet e identifikimit të lëshuara nga shteti shqiptar, duhet të shkojë të shpreh vullnetin e tij për qeverinë që do të ketë.

Për çështjen e “shpatave”, Rilindja ka të drejtë që trembet, por nuk duhet të imagjinojë dhunë dhe votues me kuaj, siç tha kryeministri. Zgjedhjet e 25 prillit janë një betejë mes ligjshmërisë dhe antishtetit që ka ngritur Rilindja. Një betejë mes zhvillimit të vendit apo pasurimit të oligarkisë që po bën Rilindja. Një betejë mes zbatimit të projekteve dhe investimeve që pasurojnë shoqërinë apo shpopullimit kombëtar që është bërë në këto tetë vite. Një betejë për ndërtimin e shtetit europian apo modelin aktual të qeverisjes me PPP, oligarkë dhe me krimin. Për të ndarë lidhjen e rrezikshme që është vendosur mes qeverisë, korrupsionit dhe krimit sigurisht që duhet shpata e ligjit.

Dhe nuk do vonojë kjo SHPATË!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...