Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, thotë se koalicioni PD-LSI, që u firmos dje mes saj e Lulzim Bashës, do të jetë bashkues për të gjithë shqiptarët dhe do të udhëheqë dekadën.
Përmes një postimi në Facebook, Kryemadhi ka sjellë edhe njëherë deklaratën e djeshme pas firmosjes së marrëveshjes së koalicionit të madh histori.
“Dua të garantoj të gjithë shqiptarët se ky partneritet do të sjellë ndryshimin, se është koalicion bashkues i të gjithë shqiptarëve, e që do të udhëheqë dekadën“,- shkruan Kryemadhi, krahas videos me deklaratën e saj.