Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në takim fituesin e zgjedhjeve dhe kreun e Vetëvendosjes në Kosovë, Albin Kurti. Në një mesazh në rrjetet sociale, Presidenti Meta shprehet se me Albin Kurtin ka diskutuar për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Sot kisha kënaqësinë të prisja në një takim vëllazëror, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, fitues të zgjedhjeve të fundit në Kosovë.
E urova për fitoren, por mbi të gjitha për procesin e shkëlqyer zgjedhor, që realizoi Kosova.
Ndamë shumë ide të vyera për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona dhe përshpejtimin e proceseve integruese, për të garantuar një të ardhme më të mirë dhe të sigurt europiane, që meritojnë qytetarët tanë”,- shprehet kreu i shtetit në mesazhin e tij në Facebook.