Departamenti Amerikan i Shtetit, ka publikuar raportin në lidhje me pastrimin e parave, ku për Shqipërinë theksohet se nuk ka bërë asnjë përparim. Analisti Andi Bushati, thotë se raporti ishte pothuajse i njejtë me ato të dy viteve më parë. Nga ana tjetër, ai thotë se raportet ndërkombëtare tregojnë se Shqipëria është kthyer në një “gropë të zezë” të pastrimit të parave, kryesisht në fushën e ndërtimit.
”Negativ, boll ta lexosh tekstin. I njëjti raport ka qenë edhe vjet edhe parvjet. Ajo që është e re që e ka ky konkluzion i DASH, mund të krahasohet me një deklaratë të kryeministrit kur u pyet nga gazetarët. Ai tha se kemi ligjet më strikte dhe kontrollet më të rrepta. Raportet ndërkombëtare tregojnë se Shqipëria është kthyer në një gropë të zezë të pastrimit të parave. Para, që kryesisht pastrohen nga mafia e ndërtimit. Kjo është e vërtetë e frikshme, që qeveria shqiptare mundohet ta mbysë me propagandë”, thekson Bushati.
PO ashtu Bushati thekson se e veçanta në këtë raport për Shqipërinë është fakti se qeveria nuk ka bërë asnjë përpjekje apo hap për të parandaluar pastrimin e parave. ”S’ka vende në botë që s’ka trafik dhe pastrim parash, e veçanta në këtë raport thotë se qeveria nuk e lufton dhe nuk ka bërë asnjë hap