Nga Kastriot Islami
1. Rama është tronditur shumë nga shuplaka e fortë që ka marrë në Bruksel edhe është tërbuar sepse gazetarja prestigjioze nga Brukseli i bëri me dije publikut shqiptar se cfarë kishte ndodhur në Bruksel gjatë vizitës së Ramës. Dicka që s’kishte ndodhur asnjëherë më parë. Zyrtarët e lartë të Brukselit kishin folur hapur e qartë për gjithcka lidhet me hapjen e negociatave dhe zgjedhjet në Shqipëri. Duket se diplomacia europiane s’ka nguruar këtë herë të jetë e drejtëpëredrejtë përballë problemeve të rënda që paraqet qeverisja e Ramës dhe sjelljeve të tij ofenduese e arrogante ndaj BE…
2. Ky ishte mesazhi kryesor qe morën dhe duhet të marrin shqiptarët kësaj here nga Brukseli… Kjo ndodhi edhe për një arsye tjetër që s’mund të thuhet haptas në Bruksel. Rama s’ka më në Bruksel asnjë personazh të dyshimtë për komprometim që të mund të maskojë marrëzitë e tij, të tolerojë fjalorin e tij fyes e arrogant apo të sheqerosë raportet negative për qeverisjen e tij. Kjo ka bërë që Rama të ndjehet tërësisht i vetmuar, i braktisur e lakuriq sepse realitetin e hidhur shqiptar të mbushur me marrëzitë, babëzinë, korrupsionin e dështimet e qeverisjes së tij e njohin mirë tashmë në Bruksel dhe të gjithë aktorët e rëndësishëm në Bruksel jo vetëm nuk e fshehin më por ja thonë Ramës drejtëpërdrejtë në sy e në konferencat e përbashkta të shtypit duke i pasqyruar me realizëm dhe pa asnjë zbukurim në raportet e tyre të gjithë dështimet e qeverisë së tij…
3. Po ashtu në Bruksel është përmendur edhe dicka tjetër shumë e rëndë për vëndin tonë në takimet që Rama ka pasur me zyrtarët e lartë të Brukselit. Që Rama dhe mediat pranë tij në Tiranë i kanë fshehur publikut shqiptar apo qëllimisht nuk i kanë bërë fare jehonë. Zyrtarët e lartë të Brukselit, të shqetësuar në ekstrem, e kanë kritikuar ashpërsisht Ramën për marrëveshjen antieuropiane me “mikun” e tij, miliarderin nga Dubai për dhënien pa konkurencë e falas të portit të Durrësit…
4. Konkretisht zyrtarët e lartë në Bruksel kanë deklaruar se kjo marrëveshje e Ramës me mikun e ngushtë miliarder nga Dubai është antikushtetuese, kundër parimeve të konkurencës së lirë, në dhunim të marrëveshjes së Stabilizim Asocimit e shumë dokumenteve të tjerë ligjorë. Pra është bërë në kundërshtim me angazhimet e shkruara dhe të firmosura të Shqipërisë me Brukselin. Pra është një marrëveshje antieuropiane…
5. Këtë dhunim të rëndë të marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, zyrtarët e lartë të Brukselit ishin përgatitur ta bënin publike në konferencën e përbashkët për shtyp me Ramën… Por, nga burime të sigurta, rezulton se Rama i është lutur që kjo cështje te mos bëhet objekt i Konferencës së Përbashkët për shtyp se do të ndihmonte opozitën, me premtimin makiavelik se do ta rishikonte marrëveshjen me miliarderin nga Dubai. Marrëveshje që u zbulua nga hajdutët e pangopur të darkës te Nusreti. Në realitet, kjo është një nga cështjet më të mëdha korruptive që ka arritur deri në Bruksel dhe që duhet të hetohet e ndiqet nga SPAK…
6. Një shuplakë tjetër e fortë i është dhënë Ramës edhe për hapjen e negociatave. Zyrtarët e lartë të Brukselit i kanë thënë Ramës, qartë e prerë, se vendimi për hapjen e negociatave do të merret pas zgjedhjeve, ose më saktë pasi të vlerësohet nëse zgjedhjet e 25 prillit do të jenë të lira e të ndershme, duke i bërë ndërkohë me dije se 5 shtete të rëndësishme të BE nuk janë dakord për hapjen e negociatave me Shqipërinë, sepse Rama nuk ka realizuar detyrat e shtëpisë që BE i ka përcaktuar prej kohësh; dhe kjo është tërësisht e vetëm përgjegjësi e Rames dhe nuk ka të bëjë me asnjë nga përrallat që Rama tregon lart e poshtë…
7. Po ashtu, zyrtarët e lartë në Bruksel i kanë kujtuar Ramës detyrimin për dekriminalizimin e parlamentit sepse e dinë shumë mirë se Rama e ka mbushur parlamentin me të korruptuar e individë me rekorde kriminale thjesht për të siguruar karriken e tij… Me këtë rast zyrtarët e lartë në Bruksel i kanë bërë Ramës dhe dy kërkesa konkrete: i) të dënohen blerësit e votave dhe kërcënuesit e zgjedhësve, pra ata që shfaqen në dosjet 184 e 339 që e gjithë Europa është bërë me dije përmes publikimeve në gazetën gjermane Bild dhe; ii) të mos ketë asnjë kandidat për deputet me rekorde kriminale e korruptive në listat për deputetë…
8. Nga burime në Tiranë e Bruksel rezulton se Rama, duket pas konsultimeve më mikun e tij të ngushtë Vucic, i ka kërkuar zyrtarëve të lartë në Bruksel të “miratojnë” idenë e tij për të marrë vaksinat anti-covid nga Rusia dhe Kina?