Partia Demokratike deklaron se Shqipëria dështoi, sepse u mor peng nga Edi Rama.
“Rama që dështoi për 8 vjet me radhë dhe e la Shqipërinë në vendnumëro, nuk mund të sjellë ndryshimin që i duhet vendit tonë për të dalë nga kriza ku ai e zhyti. Ndërkohë që vendet rreth nesh ia dolën të përparojnë, Shqipëria dështoi, sepse u mor peng nga Rama. Ka ardhur koha për ndryshim. Ne së bashku do ta sjellim këtë ndryshim dhe me 25 prill Shqipëria do të fitojë!”, shprehet në reagimin e saj Partia Demokratike