Inceneratori i Tiranës, Kryemadhi: Dola kundër inceneratorëve, asnjë nga ne s’ka pasur dijeni për një gjë të tillë

E mërkurë, 03 Mars 2021 22:22

 

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka komentuar sërish mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” prezantimin e denoncimit që bëri paraditen e sotme lidhur me procedurën e ndjekur nga autoritetet shtetërore për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, ku tha se kjo është një aferë me 128 milionë euro në kurriz të qytetarëve.

Kryemadhi tha se eksponentë të LSI kanë refuzuar të firmosin për ndërtimin e inceneratorëve, ndërsa thotë se për herë të parë për inceneratorët ka dëgjuar kur ka vizituar Brostarin.

 

Ajo thotë se pasi ka dalë kundër inceneratorëve, ish-ministri Lefter Koka ka shkuar dhe është ankuar tek Ilir Meta.

“Çështja e inceneratorëve për Kryemadhin dhe LSI është bërë e njohur diku rreth nëntor-dhjetor të 201. Asnjë nga ne nuk ka pasur dijeni për një gjë të tillë. Ka vetëm një letër të Vasilit që ia drejton këshillit të bashkisë së Fierit. Manjani e ka refuzuar që kjo mos kaloj në qeveri. Unë nuk kam qenë kryetare partie në atë kohë. Për herë të parë me ineceneratorët në Brostarë, ku kam njohur një grua, Lena quhet, gazetare, e cila ishte në krye të protestës kundër inceneratorit të Fierit. Aty zoti Koka u ankua tek ish kryetari i LSI.”-tha Kryemadhi

Login to post comments