Presidenti Ilir Meta i dërgoi një mesazh edhe Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, teksa foli për zgjedhjet e 25 prillit.
Gjatë takimit online me shoqërinë civile, Meta i drejtua SPAK-ut, duke thënë se me “cironkat” e dosjes së Dibrës dhe Shijakut nuk tremben ata që kanë ndërmend të vënë dorë mbi procesin zgjedhor të 25 prillit.
“Çështja e zgjedhjeve është tashmë një çështje e të gjithë shoqërisë, sepse prej saj varet edhe integrimi i Shqipërisë. Vota duhet të jetë njëherë e përgjithmonë e shenjtë dhe e barabartë. Ne do t’i mbështesim të gjitha institucionet të bëjnë detyrën në këtë drejtim, përfshi edhe SPAK-un. Por me “cironkat” e dosjes së Dibrës dhe Shijakut nuk trembet asnjë nga ata që kanë ndërmend të venë dorë mbi procesin zgjedhor”, tha Kreu i Shtetit.
Më tej, Meta iu drejtua me një mesazh dhe qytetarëve, teksa tha se “Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve, të votojnë në listën e kandidatëve për deputet, personat më me vlera qytetare, më me integritet dhe më të përkushtuar ndaj komunitetit, që ata besojnë, për t’ju dhënë një mesazh në këtë mënyrë edhe kryetarëve të forcave politike