Najada Çomo kandidate për deputete, Pipero: Lajm i keq për Infektivin! Nuk është koha për t’ju futur politikës, nëse do më ofrohej mua…

E Enjte, 04 Mars 2021 20:02

 

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka komentuar vendimin e doktoreshë Najada Çomos për t’u bërë pjesë e politikës, si kandidate për deputete në listat e PS në Tiranë.

Ai ka thënë se ky është një lajm i mirë për parlamentin se i duhen intelektualë si Çomo, por lajm i keq për Infektivin, pasi jemi në kohë pandemie dhe nuk është koha që një mjek t’i futet politikës.

 

Pyetje: Jeni xheloz që Najada Çomo do të kandidojë në listat për deputetë në qarkun e Tiranës?

Pipero: Nuk kam pse të jem xheloz, di vetëm të them që ky është një lajm i mirë për parlamentin dhe lajm i keq për Infektivin.

Pyetje: Nëse nesër apo sot do ju kishin thirrur ju, a do pranonit?

Pipero: Pyetje e vështirë t’ju them të vërtetën, s’e jap dot përgjigjen e saktë tani se s’kam oferta nga asnjë forcë politike, por kam diskutuar me familjen dhe me vazjën dhe kolegëve iu kam thënë nuk është koha e përshtatshme për t’ju futur rrugës së politikës sepse kemi kovidin nëpër këmbë. Por duhet të jesh në pozicion që të kesh ofertën që të marrësh vendimin. Kurrë mos thuaj kurrë. Në shqipëri është e pamundur që një mjek të ndryshojë politikën sepse mjeku është mësuar me pacientin. Nuk është politika tek ne kaq e hapur dhe kaq dashamirëse me intelektualët. Mirëpo një aset një vlerë si doktoreshë Najada i bën mirë parlamentit. Çdo e mirë e ka një të keqe

Login to post comments